Tiranë 10°C · Pjesërisht vranët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,619 ▲ +0.03% ETH $2,057 ▲ +0.31% XRP $1.3189 ▲ +0.27% SOL $79.3200 ▲ +0.11%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Politika

Shqipëria nis kryesimin e SEECP-së me Ministerialin e Nju Jorkut

unnamed311-524x350Në kuadër të Sesionit të 69 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ministri i Jashtem, Ditmir Bushati, kryesoi Këshillin e Ministrave të Punëve te Jashtme të vendeve anëtare të Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Evropës Jug-lindore (SEECP).

Në takim morën pjesë ministrat e Jashtëm të 13 vendeve anëtare, Komisioneri Fyle, përfaqësues të Presidencës italiane të BE-së dhe të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC). Në këtë aktivitet u përfaqësua për herë të parë, si pjesëmarrës me të drejta të plota dhe kushte të barabarta, edhe një delegacioni i Republikës së Kosovës.

Takimi i Nju Jorkut përben një moment të veçantë, pasi ai shënon fillimin e kryesimit shqiptar të SEECP-së, forumit më të lartë të bashkëpunimit për vendet e Evropës Jug-lindore. Në takim u shpallën prioritetet e Kryesisë shqiptare 2014 – 2015 të cilat janë: forcimi i rolit rajonal të SEECP-së, promovimi i dialogut mes vendeve anëtare si një mjet për funksionimin e SEECP-së, si dhe konsolidimi i sektorëve jetikë të SEECP. Gjatë takimit u miratua dhe kalendari i aktiviteteve që do të zhvillohen përgjatë kryesisë shqiptare.

Kryesia shqiptare e SEECP-së përbën një angazhim të rëndësishëm politiko-diplomatik, në funksion të promovimit të mëtejshëm të rolit e të politikës së vendit tonë në rajon e më gjerë. Gjatë kryesisë sonë, në Tiranë do të zhvillohen disa takime të nivelit të lartë, ku do të marrin pjesë kryetarë shtetesh/qeverish, kryetarë parlamentesh, ministra të jashtëm dhe ministra të tjerë, sipas prioriteteve të presidencës sonë.

Gjithashtu, janë parashikuar një sërë aktivitetesh rajonale në nivel ekspertësh, përfaqësuesish së shoqërisë civile, botës akademike dhe komunitetit të biznesit. Ministri Bushati mori pjesë në takimin që zhvilloi Ndihmës Sekretarja e Shtetit,  Victoria Nuland, me përfaqësues nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Takimi kishte në fokus koordinimin e ndërveprimit ndaj rrezikut që paraqesin luftëtarët e huaj.

Gjatë këtij takimi, Ministri Bushati u shpreh se “Shqipëria është krenare që është ndër vendet e para që i janë përgjigjur kësaj sfide dhe ajo është angazhuar me kontribute konkrete, përkrah Shteteve të Bashkuara, si pjesë e koalicionit ndërkombëtar në luftën kundër ISIL”.

Nuland shprehu vlerësim për kontributin e dhënë nga Shqipëria si një dëshmi në drejtim të ruajtjes së stabilitetit, paqes e prosperitetit në rajonin tonë e më gjerë, në luftë kundër terrorizmit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Në kuadër takimeve dypalëshe që po zhvillon në Nju Jork, Ministri Bushati u takua me Zv/ Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit Shtetit, Hoyt Yee. Gjatë takimit palët vlerësuan marrëdhëniet dypalëshe si të shkëlqyera dhe te një rëndësie parësore strategjike. Ministri Bushati shprehu angazhimin e qeverisë shqiptare për të qenë partner i vendosur, përkrah SHBA-së, për ruajtjen e stabilitetit, paqes e prosperitetit në rajonin tonë e më gjerë, si dhe për luftën kundër terrorizmit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Nga ana e tij, Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit, Hojt Yee, vlerësoi progresin e Shqipërisë, reformat për forcimin e shtetit ligjor, sundimin e së drejtës në ekonomi dhe avancimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, duke rikonfirmuar vijimin e mbështetjes për Shqipërinë në të gjitha proceset demokratizuese dhe integruese. Ai shprehu vlerësim për angazhimet konkrete dhe kontributet e Shqipërisë në krah të Shteteve të Bashkuara, në koalicionin ndërkombëtar kundër ISIL, si dhe vlerësoi angazhimin e Shqipërisë në një sërë sfidash ndërkombëtare, sikundër dhe rolin dinamik dhe konstruktiv të Shqipërisë në rajon.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.