☁️
Tiranë 10°C · Vranët 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 102.65 ▲2.53%
ARI 4,748 ▼1.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $67,384 ▼ -0.79% ETH $2,108 ▲ +0.59% XRP $1.3283 ▼ -0.65% SOL $79.6800 ▼ -4.05%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 102.65 ▲2.53 % ARI 4,748 ▼1.34 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 102.65 ▲2.53 % ARI 4,748 ▼1.34 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Kronika

Shqipëria pezullon fluturimet me Britaninë e Madhe, 14 ditë karantinë për ata që vijnë

Shqipëria ndjek rrugën e vendeve europiane dhe pezullon fluturimet me Britaninë e Madhe, ndërkohë që do të ketë rregulla të reja për ata që vijnë nga Britania e Madhe.

Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë komunikimit të sotëm të komitetit të ekspertëvre.

”Sot ka patur mbledhjen e rradhës Komitetit Teknik i Ekspertëve dhe pas analizës së situatës epidemiologjike, informacioneve të reja të deritanishme lidhur me mutacioni e ri të identifikuar të SARS COV2, ka vendosur të rekomandojë marrjen e masave të shtuara në mbrojtje të shëndetit publi nga infeksioni Sars-Cov2.

Nga të dhënat e deritanishme të Qendrës Europiane të Kontrolllit të Sëmundjeve, mbi variantin e ri të Sars-Cov 2, të identifikuar në Britaninë e Madhe, e cila gjatë javëve të fundit është përballur me një rritje të shpejtë të rasteve me Covid19, jemi informuar se autoritetet e Britanisë së Madhe dhe vendet e BE po vijojnë kryerjen e hetimeve të tjera epidemiologjike, për të vlerësuar më tej impaktin e këtij variant të ri të Sars-Cov 2.

ECDC vlerëson paraprakisht se ky mutacion i ri i Sars-Cov 2 është në mënyrë të konsiderueshme më i transmetueshëm se variantet që kanë qarkulluar më parë. Rritja e transmetueshmërisë çon në rritje të gjasave për përhapje më të shpejtë, sidomos në këtë kohë të vitit, ku ka intensitet të shtuar të kontakteve, rritje të grumbullimeve familjare dhe sociale.

Sa më sipër, duke marrë në konsideratë rekomandimet e Komitetit Teknik, për të kufizuar më tej riskun e përhapjes së infeksionit si dhe riskut të lartë të shkaktuar nga varianti i ri i Sars Cov2, kemi vendosur:

Pezullimin e fluturimeve me Britaninë e Madhe, duke filluar nga ora 06:00 e ditës së martë, date 22 Dhjetor, deri në datë 06 Janar. Po ashtu vendoset masa e karantinës së detyrueshme 14 ditore për qytetarët që hyjnë nga Britania përmes rrugëve të tjera.

Vendosja e izolimit të detyrueshëm 14 ditor vjen si një masë paraprake, për të shmangur këtë infeksion apo mutacion të ri të Sars-Covi2.”, deklaroi ministrja Manastirliu.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.