🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,568 ▼0.11%
DOW 46,440 ▼0.27%
NASDAQ 21,808 ▼0.15%
NAFTA 111.62 ▲11.49%
ARI 4,683 ▼2.71%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,879 ▼ -1.93% ETH $2,054 ▼ -3.61% XRP $1.3041 ▼ -3.32% SOL $78.9600 ▼ -5.79%
S&P 500 6,568 ▼0.11 % DOW 46,440 ▼0.27 % NASDAQ 21,808 ▼0.15 % NAFTA 111.62 ▲11.49 % ARI 4,683 ▼2.71 % S&P 500 6,568 ▼0.11 % DOW 46,440 ▼0.27 % NASDAQ 21,808 ▼0.15 % NAFTA 111.62 ▲11.49 % ARI 4,683 ▼2.71 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Kronika

Shtyhet seanca “Doshi-Braho”, avokatët: Hetimet e prokurorisë nuk kanë mbaruar

Deputeti Tom Doshi është paraqitur paraditen e kësaj të hëne në Gjykatën e Lartë, në kuadër të procesit gjyqësor mes tij dhe deputetit të LSI, Spartak Braho, për “shpifje”.

Seanca është shtyrë për shkak të mungesës së Brahos, ndërkohë që Doshi, në një prononcim për mediat në dalje nga gjykata, ka rikonfirmuar akuzën.

Ndërkohë, avokatët e tij kanë hedhur poshtë lajmet e publikuara në media se Prokuroria e Përgjithshme ka mbyllur hetimet ndaj klientit të tyre.

“Zyrtarisht ju komunikojmë se njoftimi për mbylljen e hetimeve është i pavërtetë. Për zotin Doshi hetimet nuk kanë përfunduar, por vazhdojnë. Ne nuk jemi njohur ende me tërësinë e materialeve të hetimit, ndërkohë që ka një kërkesë në Gjykatën e Lartë për shfuqizimin e disa veprimeve të prokurorisë. Mendoj se ka një rrugë të gjatë derisa të përfundojë çështja”, ka deklaruar avokati Vladimir Meçi.

Në të njëjtën linjë është shprehur edhe avokati tjetër, i cili ka bërë me dije se trupa mbrojtëse e Doshit zotëron tabulatët telefonikë të zotit Braho, që vërtetojnë sipas tij ndërhyrjen e deputetit të LSI për manipulimin e procesit.

“Ende nuk jemi njohur me të gjitha provat e prokurorisë. Pasi t’i njohim do të parashtrojmë edhe kërkesa të tjera, por kemi kërkuar bisedat telefonike mes personave të ndryshëm që janë përpjekur të prishin hetimet. Presim të shohim edhe prova të tjera dhe do kemi kundërshtitë tona. Ne disponojmë tabulatët telefonikë të Brahos dhe po përgatisim një kërkesë për një denoncim të ri, për ndërhyrje në proces me qëllim deformimin e tij”, Ferrit Muça.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.