☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 87.74 ▼4.99%
ARI 4,552 ▲3.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,392 ▲ +0.21% ETH $2,182 ▲ +1% XRP $1.4206 ▲ +0.15% SOL $92.4200 ▲ +0.61%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.74 ▼4.99 % ARI 4,552 ▲3.42 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.74 ▼4.99 % ARI 4,552 ▲3.42 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Kosova

Shtyhet votimi për demarkacionin, Mustafa tërheq ligjin

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka lajmëruar heqjen e votimit të Demarkacionit me Malin e Zi nga rendi i ditës.

“Si kryeministër konsideroj se sot nuk janë rrethanat dhe nuk është situatë ku duhet të votojmë ligjin për ratifikimin me arrëveshjes me Malin e Zi. Qeveria e tërheq sot këtë projektligj nga procedura kuvendore. Me bashkëbisedim do të provojmë të gjejmë një marrëveshje në lidhje me ligjin. Nuk është mënyra e duhur që të procedojmë me këtë ligj kur kemi presione mbi deputetët. Tërheqja e këtij ligji nuk do të thotë se do të ndryshojmë marrëveshjen mirëpo do ta procedojmë në Kuvend kur qeveria e vlerëson se është gati”, ka thënë Mustafa.

Kuvendi i Kosovës nisi punimet në një moment kur përpara selisë së tij po protestohej kundër marrëveshjes. Tensionet nuk munguan dhe masat e sigurisë në ndërtesën e Kuvendit ishin tepër të larta për të parandaluar incidentet me gaz lotësjellës, sikurse u verifikua me rastin e Gjykatës Speciale.

Kështu, agjentët e sigurisë së Kuvendit arrestuan deputeten e lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj Bujupi, pasi gjatë kontrollit të ushtruar iu gjet i fshehur mes flokëve një spraj.

Më pas erdhi arrestimi i deputetes tjetër Aida Dërguti, e cila u ndalua në tualetin e Kuvendit. Sipas raportimeve të mediave kosovare, Dërguti po nxirrte një bombol gazi të fshehur në trup.

Në prag të seancës, deputeti i AAK, Daut Haradinaj mbajti një deklaratë për mediat. “Deputetët e AAK do të votojnë kundër demarkacionit”, tha Haradinaj.

Ndërsa kryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca deklaroi se, kjo është një marrëveshje në dëm të Kosovës.

“Kosova humb resurse natyrore, ujore e tokësore. Kosova nuk mund të humbi tokë. Nuk ka shtet në botë që ekziston pa territor dhe siç thotë kushtetuta e Kosovës, populli ushtron sovranitetin përmes deputetëve. Ndaj ne do ta mbrojmë këtë sovranitet me atë që kemi në dorë”, tha Konjufca. Ai shtoi më tej se ndaj klasës politike po ushtrohet i njëjti presion sikurse me gjykatën speciale.

Ndërkohë, shefi i grupit parlamentar të Listës Serbe deklaroi më herët se deputetët e kësaj partie nuk do të ishin në sallë për arsye sigurie. Mungesa e tyre pamundëson ratifikimin e marrëveshjes.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.