☁️
Tiranë 10°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 102.47 ▼1.58%
ARI 3,905 ▲0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,188 ▲ +0.68% ETH $2,273 ▲ +0.56% XRP $1.2466 ▼ -0.55% SOL $94.2000 ▼ -1.56%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.47 ▼1.58 % ARI 3,905 ▲0.15 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.47 ▼1.58 % ARI 3,905 ▲0.15 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Politika

“Shtysë edhe për anëtarësimin e Shqipërisë”- Islanda kërkon të bëhet pjesë e BE, ekspertët flasin edhe për rritj

Islandezët votojnë në 29 gusht në një referendum nëse vendi duhet të rifillojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Islanda aplikoi për anëtarësim në vitin 2009 dhe nisi negociatat një vit më vonë, por procesi u pezullua në vitin 2013. Në vitin 2015, Reikjaviku njoftoi se nuk dëshironte të konsiderohej më vend kandidat, pa e tërhequr zyrtarisht aplikimin.

Një votë pro do të kishte rëndësi jo vetëm për Islandën, por edhe për BE-në dhe vendet e tjera që synojnë anëtarësimin. Islanda, me rreth 400 mijë banorë, është tashmë pjesë e zonës Schengen dhe e Zonës Ekonomike Evropiane, ndaj zbaton një pjesë të madhe të rregullave të tregut të përbashkët të BE-së.

Nëse negociatat do të rifillonin, kjo mund të ndikonte veçanërisht te Norvegjia, e cila ka refuzuar anëtarësimin në BE në referendumet e viteve 1972 dhe 1994. Një rezultat pozitiv në Islandë mund të rihapte edhe debatet për marrëdhëniet me BE-në në Grenlandë dhe Skoci, ndonëse në të dyja rastet çështja do të lidhej me marrëdhëniet me Danimarkën dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Në Bruksel shpresojnë gjithashtu që afrimi i Islandës të japë një shtysë të re procesit të zgjerimit dhe vendeve kandidate, veçanërisht Malit të Zi, Shqipërisë, Moldavisë dhe Ukrainës.

Mali i Zi shihet si kandidati që mund të ecë më lehtë paralelisht me Islandën, pasi ka bërë përparimin më të madh në negociatat e anëtarësimit.

Megjithatë, rezultati i referendumit mbetet i pasigurt. Sondazhet e fundit e nxjerrin kampin pro rifillimit të negociatave përpara, por me një diferencë të vogël dhe me një numër të konsiderueshëm votuesish ende të pavendosur.

Qeveria islandeze është e ndarë: Aleanca Socialdemokrate dhe Partia Reformuese mbështesin rifillimin e negociatave, ndërsa Partia e Popullit dhe opozita janë kundër.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.