🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,550 ▲2.35%
DOW 52,390 ▲2.15%
NASDAQ 25,253 ▲2.74%
NAFTA 85.71 ▼1.31%
ARI 4,123 ▲0.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $74,534 ▼ -0.64% ETH $2,113 ▼ -1.46% XRP $1.0930 ▼ -1.79% SOL $85.7600 ▼ -2.26%
S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 85.71 ▼1.31 % ARI 4,123 ▲0.21 % S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 85.71 ▼1.31 % ARI 4,123 ▲0.21 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Kronika

Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës

Gjykata e Posaçme ka shfuqizuar masat e sigurisë “detyrim për paraqitje” dhe “ndalim të daljes nga vendi” për Ajola Xoxën, bashkëshortjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Gjykimi ndaj Xoxës do të vijojë teksa ndaj saj nuk do të ketë asnjë masë sigurie.

Xoxa kishte kërkuar heqjen e masave të sigurisë duke e argumentuar këtë kërkesë me gjendjen shëndetësore të saj, për shkak të shtatzënisë dhe mundësimin për të lëvizur jashtë shtetit.

Kujtojmë që dosja ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxa ka kaluar për gjykim

Kryebashkiaku i Tiranës ndodhet në “arrest me burg” që prej 10 shkurtit 2025. Ndaj tij SPAK ka renditur 13 akuza, si korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg.

Edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv në 9 raste në lidhje me subjekte tregtare dhe organizata jofitimprurëse, sikurse Erion Veliaj.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.