🌤️
Tiranë 11°C · Kryesisht kthjellët 09 April 2026
S&P 500 6,817 ▲0.5%
DOW 48,210 ▲0.63%
NASDAQ 22,763 ▲0.57%
NAFTA 97.13 ▲2.88%
ARI 4,812 ▲0.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $71,897 ▲ +0.26% ETH $2,207 ▼ -0.87% XRP $1.3523 ▼ -0.49% SOL $83.9800 ▲ +0.2%
S&P 500 6,817 ▲0.5 % DOW 48,210 ▲0.63 % NASDAQ 22,763 ▲0.57 % NAFTA 97.13 ▲2.88 % ARI 4,812 ▲0.74 % S&P 500 6,817 ▲0.5 % DOW 48,210 ▲0.63 % NASDAQ 22,763 ▲0.57 % NAFTA 97.13 ▲2.88 % ARI 4,812 ▲0.74 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Si kryhet transferimi i parave të bankave; pikëpyetjet e tre grabitjeve

Ekspertët e sigurisë në banka shpjegojnë procedurat e transferimit të parave. Ja pse nuk mund të ruhet konfidencialiteti. Vetëm në 2015-n, bankat transferuan 204 milionë euro…

Transferimi i parave jashtë vendit është një procedurë normale e bankave, të cilat një pjesë të parave të lira nga depozituesit, i vendosin në institucionet financiare jashtë vendit, si formë alternative e investimit. Vitet e fundit ky proces është përshpejtuar , pasi bankat kanë ngadalësuar kreditimin në ekonomi dhe kanë investuar më pak para në blerjen e letrave me vlerë të qeverisë, duke pasur më shumë fonde në dispozicion për t’i vendosur në bankat jashtë. Vetëm në vitin 2015, sipas të dhënave zyrtarenga Banka e Shqipërisë, zëri “depozita në banka, institucione krediti dhe institucione të tjera financiare” është zgjeruar ndjeshëm me 16% apo me gati 29 miliardë lekë në vlerë absolute (204 milionë euro).  Transaksionet e këmbimit të kartmonedhave jashtë vendit janë një tjetër veprim që kryhet shpesh nga bankat dhe kërkon transferim parash jashtë vendit.

Po si kryhet fizikisht ky transferim. Ekspertë të sigurisë bankare kanë shpjeguar për Monitor se kjo është një marrëdhënie që bankat e zgjidhin me shoqëritë private të sigurisë fizike. Korniza ligjore, që zbatohet është një udhëzim i ministrit të brendshëm dhe ligji i shërbimi privat i sigurisë fizike (SHPSF), i 2014-s i bërë rishtazi. Mbi bazë të këtyre dy dokumentave bankat lidhin aktmarrëveshjet me SHPSF-të, pra legjislacioni është i qartë në këtë drejtim.

Përgjithësisht bankat, për të qenë të sigurta gjatë procesit të transferimit, çojnë edhe punonjës të tyre, ose ka të tjera që ia besojnë tërësisht kompanisë së sigurisë fizike. Kjo varet nga marrëdhënia kontraktuale. Policia e Shtetit nuk lajmërohet për këtë proces, vetëm Banka e Shqipërisë njofton policinë për lëvizjet e parave.

Ekspertët shpjegojnë se në rastin konkret, difekti duket te siguria e brendshme e pistës. Ata shtojnë se Komiteti i sigurisë së Shoqatës së Bankave ka qenë i angazhuar pas vjedhjes së dytë për të përmirësuar masat e sigurisë. Rrethimi fizik i aeroportit nuk është i mjaftueshëm, jo vetëm për transport vlerash, pasi ai është objekt i sigurisë kombëtare. Ata ngrenë shqetësimin edhe më tej, pasi grabitësit mund të kishin hyrë lehtësisht edhe në avion.

Lidhur me konfidencialitetin e dërgimit të parave, ekspertët shpjegojnë se në një farë mënyre ai është i pamundur të ruhet. Të gjitha veprimet bankat i bëjnë veprimet përmes agjencive doganore.

Ndërkohë janë 5-6 punonjës të shoqërisë private që shoqërojnë blindin, kryesisht të enjte, të premte. Mjafton që dikush të rrijë 20 ditë te kafeja e Rinasit dhe të vetëm nga intinerari lëvizjes të kuptohet se cilat janë veprimet, thonë punonjësit e sigurisë së bankave.

Këmbimet e cash-it dhe si kryhet transporti

Transporti bëhet me Cargo Ajrore që është shërbim që e ofrojnë kompanitë Ajrore e quhet “High Value Cargo Service”. Ky është një shërbim i shtrenjtë, si rrjedhojë transaksioni i këmbimit bëhet me vlera të mëdha që të jetë i leverdisshëm. Në të tre rastet, grabitjet janë kryer kur paratë po dërgoheshin avion, dhe probabiliteti më i lartë është që të kenë marrë paund dhe franga zvicerane. Bankierët shpjegojnë se këto monedha është edhe më e lehtë për t’i kapur edhe më vonë, se janë sasi cash të tilla që i ndjek edhe tregu informal pas Bankës.

Bankierët shpjegojnë se është e pamundur të ruhet elementi i sekretit, kur do të shkojnë paratë në Rinas, pasi linjat Ajrore nisen me orare fikse. Në të tre rastet e grabitura, kanë qenë fonde në nisje, sepse grabitësit i dinë të sakta oraret e transportit dhe me sa duket edhe faktin që shumat janë të mëdha.

Siguria në Rinas

Ngjarja e fundit pritet të krijojë probleme për standartin e sigurisë së Aeroporti, pasi u pa fare mirë se grabitësit mund të hynin lehtësisht deri në avion. Ajo mund të rrezikojë deri edhe shërbimin High Value Cargo Transport service, duke e futur Shqipërinë në listën e pak vendeve ku ai nuk ofrohet, të tilla si Bagdati, apo Mogadisho.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.