☁️
Tiranë 20°C · Vranët 12 June 2026
S&P 500 7,394 ▲1.75%
DOW 50,849 ▲1.86%
NASDAQ 25,810 ▲2.54%
NAFTA 86.33 ▼1.57%
ARI 4,242 ▲3.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8629 EUR/CHF 0.9228 EUR/ALL 95.2021 EUR/MKD 61.6653 EUR/RSD 117.3883 EUR/TRY 53.2834 EUR/JPY 185.24 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8629 EUR/CHF 0.9228 EUR/ALL 95.2021 EUR/MKD 61.6653 EUR/RSD 117.3883 EUR/TRY 53.2834 EUR/JPY 185.24 EUR/CAD 1.6088
₿ CRYPTO
BTC $63,676 ▲ +2.96% ETH $1,675 ▲ +2.77% XRP $1.1428 ▲ +3.77% SOL $66.9800 ▲ +5.2%
S&P 500 7,394 ▲1.75 % DOW 50,849 ▲1.86 % NASDAQ 25,810 ▲2.54 % NAFTA 86.33 ▼1.57 % ARI 4,242 ▲3.11 % S&P 500 7,394 ▲1.75 % DOW 50,849 ▲1.86 % NASDAQ 25,810 ▲2.54 % NAFTA 86.33 ▼1.57 % ARI 4,242 ▲3.11 %
EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8629 EUR/CHF 0.9228 EUR/ALL 95.2021 EUR/MKD 61.6653 EUR/RSD 117.3883 EUR/TRY 53.2834 EUR/JPY 185.24 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8629 EUR/CHF 0.9228 EUR/ALL 95.2021 EUR/MKD 61.6653 EUR/RSD 117.3883 EUR/TRY 53.2834 EUR/JPY 185.24 EUR/CAD 1.6088
12 Jun 2026
Breaking
Sporti

Simone Inzaghi ngre zërin: Larg duart nga Interi, arbitrat na kanë penalizuar dhe jo favorizuar!

Ish-trajneri zikaltër ka komentuar çështjen e arbitrave dhe ka pohuar se, nëse do të kishte mundur PSG-në në finale e Championsit, nuk do të ishte larguar.

Simone Inzaghi ka thënë të vërtetat e tij, me krenari. Ka folur për skandalin e fundit të arbitrave, duke theksuar se Interi është penalizuar dhe se mbi të nuk mund të hidhet baltë.

“Hetimi për arbitrat më ka shokuar. Interi ka humbur jo pak pikë sezonin e kaluar për shkak të gabimeve arbitrare. Kampionatin, Superkupën… Nuk mund të përfshihemi në një histori, ku ne jemi penalizuar dhe nuk jemi favorizuar.

Arbitra të preferuar dhe jo të preferuar nga Interi? Ok, por si ka mundësi të mendosh për makinacione? Për ne ishte një sezon pa fat. Kam pasur gjithmonë respekt për punën e arbitrave dhe nuk dua të flas për Napolin, që e fitoi me ndërshmëri titullin. Qëndron ideja se diçka na është hequr. Nuk akuzoj askënd. Le të themi që nuk ishim me fat, gjithçka shkoi kundër nesh dhe ne kemi fajet tona. Mbetet një shije e keqe, që nuk do të kalojë. Të humbaësh titullin për një pikë është e dhimbshme.

Nuk mund të kesh pengje në sport. Në 4 vjet kam fituar shumë. Kemi shkuar në dy finale të Champions League. I pranoj kritikat ndaj meje dhe jo ndaj lojtarëve. Kanë dhënë gjithmonë gjithçka”, – ka thënë Inzaghi në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”.

Ai ka sqaruar edhe momentin e largimit: “Vendimi nuk ishte marrë para finales së Championsit. E vërteta është se gjithçka ndodhi shumë shpejt. Dy ditë pas finales u takuam në shtëpinë e Marotta-s, bashkë me Ausilio e Baccin. U bëra të ditur se doja të ndryshoja, sepse e ndjeja që ishte mbyllur një cikël. Ata donin të vazhdonin me mua, por e kuptuan zgjedhjen time. U ndamë si miq. Nëse do të fitonim Championsin, do të qëndroja tek Interi”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.