🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,563 ▼0.19%
DOW 46,388 ▼0.38%
NASDAQ 21,790 ▼0.23%
NAFTA 111.79 ▲11.66%
ARI 4,675 ▼2.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,643 ▼ -2.01% ETH $2,046 ▼ -3.89% XRP $1.2984 ▼ -3.74% SOL $78.5000 ▼ -6.48%
S&P 500 6,563 ▼0.19 % DOW 46,388 ▼0.38 % NASDAQ 21,790 ▼0.23 % NAFTA 111.79 ▲11.66 % ARI 4,675 ▼2.88 % S&P 500 6,563 ▼0.19 % DOW 46,388 ▼0.38 % NASDAQ 21,790 ▼0.23 % NAFTA 111.79 ▲11.66 % ARI 4,675 ▼2.88 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Bota

Siri, nisen ndihmat për qytetin që po vdes nga uria

Për banorët e qytetit të rrethuar sirian të Madaya-s, mekanizmi i ndihmës më në fund është vënë në lëvizje. Një autokolonë mjetesh të mbushura me ushqime e OKB-së përgatitet të niset drejt zonës ku njerëzit thuhet të jenë duke vdekur nga uria.

Ka ende rreth 40.000 vetë në Madaya-n e ndodhur pranë kufirit me Libanin. Banorët, sipas disa raporteve në shtypin botëror, po hanë deri dhe kafshë shtëpiake e bar për të mbijetuar. Gjendja në qytetin e mbajtur nën darën e forcave qeveritare është e llahtarshme, i tha BBC-së Brice de la Vigne i organizatës humanitare “Mjekët pa kufij”. Nga kontaktet me mjekët brenda Madaya-s, grupi ka marrë informacion për të paktën 250 persona që vuajnë nga kequshqyerja akute, 10 nga të cilët kanë nevojë urgjente për ndihmë mjekësore, në të kundërt do të vdesin.

Operacione ndihme janë parashikuar edhe për dy fshatra të kontrolluara nga rebelët në veri të vendit, Kefraya dhe Foah. Bllokadat janë kthyer tashmë në tipar dallues të luftës civile në Siri, megjithatë Madaya tërhoqi në mënyrë të veçantë vëmendjen ndërkombëtare për shkak të pamjeve në internet që tregonin shkallën e tmerrshme të kequshqyerjes së banorëve të saj.

4,5 milionë sirianë llogariten në zonat e thella të vendit, ku transporti është mjaft i vështirë, përfshirë 400.000 njerëzit që jetojnë në 15 zona të rrethuara, ku ndihma që do të shpëtonte jetë nuk ka asnjë lloj qasjeje. Madaya është nën rrethim që nga fillimi i korrikut, kur u mësy nga forcat e Damaskut dhe aleatët e tyre në Liban, militantët e lëvizjes islamike shiite Hezbollah.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.