Skandal i institucioneve para bashkësisë ndërkombëtare
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë kanë zgjedhur të mos deklarohen për Kolegjin Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicë (IBCM).
Në mungesë të një vendimi pozitiv nga Qeveria e Kosovës për fonde emergjente për IBCM, Kolegji do të mbyllet në korrik 2017, shkruan arbresh.info.
Arbresh.info është interesuar të dijë nëse Qeveria e Kosovës do të përmbushë obligimin e marrë përmes marrëveshjes ndërkombëtare të nënshkruar nga MAShT dhe SPARK-u, më 12 prill 2017.
Në marrëveshjen thuhet qartë se SPARK do t’i transferojë përgjegjësitë e tij Bartësit Privat të Arsimit të Lartë IBCM, duke e bërë IBCM-në një institucion të pavarur jofitimprurës.
Marrëveshja ndërkombëtare priste ratifikimin nga Kuvendi i Kosovës, i cili u shpërbë për shkak të mosbesimit të iniciuar nga partitë opozitare, duke e bërë kështu ratifikimin teknikisht të pamundur, shkruan arbresh.info.
Kontributet e donatorëve në IBCM janë zbrazur, nuk do të riaktivizohen, dhe IBCM është jashtë buxhetit.
Qeveria e Kosovës duhet të ketë filluar financimin e IBCM nga 1 janari 2017. Qeveria ka rezervuar 3 milion euro në buxhetin e saj 2017 dhe ka miratuar një marrëveshje ndërkombëtare ndërmjet Ministrisë së Arsimit / MASHT dhe SPARK.
Për të mbajtur funksionimin e IBCM dhe duke pritur fondet e Qeverisë që kanë qenë në fuqi më 1 janar 2017, SPARK ka përdorur 0.2 milion euro të buxhetit të vet.
Kjo nuk mund të vazhdojë kështu sipas ambasadës së Suedisë, Holandës, Zvicrës, SPARK dhe IBCM.
Edhe OSBE së fundi ka reaguar ndaj neglizhencës së institucioneve të Kosovës për obligimin e marrë duke shprehur shqetësimin që Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit në Mitrovicë (IBCM) do të detyrohet të mbyllë operimet e tij në fuqi në korrik të vitit 2017 mbas përfundimit të vitit akademik, nëse Qeveria e Kosovës nuk i jep premtimet e veta afatgjata për të marrë shpenzimet e saj operacionale nga donatorët ndërkombëtarë.
“Mbyllja do të ketë një ndikim negativ tek 200 studentët, 35 pjesëtarë të stafit, familjet dhe komuniteti në rajonin e Mitrovicës. Për më tepër, do të vënë në pikëpyetje angazhimin e Qeverisë së Kosovës në promovimin e arsimit dhe shkëmbimit midis komuniteteve në këtë rajon kompleks,” thuhet në reagimin e OSBE-së.
Donatorët ndërkombëtarë, IBCM dhe SPARK, i bëjnë thirrje Qeverisë së Kosovës, veçanërisht Kryeministrit, Ministrit të Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë dhe Presidentit të Kosovës që:
Vendosni me urgjencë fondet emergjente për IBCM dhe lironi menjëherë të paktën vitin e parë të financimit, pra 600.000 euro, në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar ndërkombëtare. Vetëm kështu mund të shmanget mbyllja.
Të punohet me Qeverinë dhe Kuvendin e ardhshëm të Kosovës që së shpejti të ratifikojë marrëveshjen ndërkombëtare të aprovuar më herët për të siguruar qëndrueshmërinë afatgjatë të IBCM dhe të mundësohet që ajo të funksionojë si një institucion i arsimit të lartë jofitimprurës nën licencën e tij nga MASHT dhe Akreditimi nga Evalag gjerman dhe Agjencia e Akreditimit të Kosovës.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës në vitin 2008 vendosi të hapë një kolegj ndërkombëtar biznesi (IBCM) në Mitrovicë dhe paraqiti iniciativën e tij në konferencën ndërkombëtare të donatorëve në Bruksel.
Për shkak të mjedisit kompleks në Mitrovicë, Qeveria e Kosovës kërkoi mbështetje ndërkombëtare për të realizuar iniciativën e saj ambicioze.
Qeveria ofroi 1.5 milion euro për punimet e ndërtimit të kampusit në jug të Mitrovicës dhe siguroi një premtim të shkruar për donatorët ndërkombëtarë për shpenzimet e ardhshme operacionale. Ajo kërkoi që organizata ndërkombëtare SPARK të menaxhojë IBCM në një bazë të përkohshme, deri në momentin që të bëhet një kolegj i pavarur ndërkombëtar jo-fitimprurës.
Pas kësaj kërkese dhe duke marrë parasysh kontributin financiar të Qeverisë, donatorët ndërkombëtarë, si Suedia, Danimarka, Holanda, Bashkimi Evropian, Zvicra kanë siguruar gjithsej 13.5 milionë euro kontribute deri më 1 janar 2017, shkruan arbresh.info.
Dy ndërtesa të mëdha të kampusit janë ndërtuar dhe janë në përdorim. Akreditimi i diplomave ndërkombëtare (gjermane dhe daneze) është marrë në krye të akreditimit dhe licencës lokale të Kosovës nga MASHT.
Kolegji ka 200 studentë. Më shumë se 80% e të diplomuarve gjejnë punë brenda 6 muajve të diplomimit. Shumë të diplomuar të pakicave tani mbajnë pozita të larta të administratës së Kosovës. Numri i pranimit të studentëve është rritur 30% në vitin e kaluar dhe regjistrimet e reja janë rritur edhe këtë vit.
Që nga vera e vitit 2015, Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë është angazhuar për të mbuluar kostot operacionale. Për shkak të shumë vonesave në këtë proces, deri më tani nuk ka fonde të lëvruara nga Qeveria.
Kjo pavarësisht nga më shumë se një vit të përpjekjeve intensive të bashkësisë ndërkombëtare të donatorëve për të punuar me qeverinë, deri në nivelin e Presidentit, për të zbatuar marrëveshjen.