☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 20 March 2026
S&P 500 6,606 ▼0.27%
DOW 46,021 ▼0.44%
NASDAQ 22,091 ▼0.28%
NAFTA 92.77 ▼2.91%
ARI 4,684 ▲1.71%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $70,385 ▼ -1.13% ETH $2,147 ▼ -2.46% XRP $1.4545 ▼ -0.5% SOL $89.4700 ▼ -0.9%
S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 92.77 ▼2.91 % ARI 4,684 ▲1.71 % S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 92.77 ▼2.91 % ARI 4,684 ▲1.71 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Skandali “Offshore”, GFI pengoi hetimin e Konkurrencës

Autoriteti i Konkurrencës tentoi të hetojë shitjen e koncesionit të markimit të karburanteve, por kompania GFI, e regjistruar në parajsë fiskale refuzoi të jepte informacion.

“Ne kërkuam informacion. Ja referuam edhe autoriteteve në Zvicër për të patur një ndihmëse për të gjetur prova në lidhje me xhirot e këtyre firmave. Janë firma offshore dhe ne nuk mund të marrim informacione mbi xhirot e tyre“, deklaroi kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës, Lindita Lati gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë.

Por ai i markimit nuk është koncesioni i vetëm që ka ndërruar pronar gjatë muajve të fundit.

“Shqetësimi po vjen duke u thelluar. Është Bankers në radhë. Ka ndodhur dy herë rresht, një tjetër kompani, tani janë bërë aq shumë në radhë në nëj marrëveshje të dytë hidrokarbure. Po vjen aeroporti. Duhet të bëni një plan që tani për të hetuar këto që po vijnë në radhë”, deklaroi kreu i Komisionit, Erjon Braçe.

Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës tha se ka vetëm një rrugë që këto transaksione të mund të kontrollohen

“I vetmi instrument është që në marrëveshjet koncesionare duhet të jetë e shprehur qartas se kur ndryshohet paketa e kontrollit të koncesionarit duhet të merret autorizimi nga Autoriteti nënshkruer i marrëveshjes koncesionare dhe rrjedhimisht kjo sjell një instrument tek Autoriteti i Konkurrencës”, deklaroi Lati.

Emri i GFI u bë publik një ditë më parë në morinë e dokumentave të skandalit “Panama Papers”. Kompania mori koncesionin e ngjyrosjes së karburanteve në maj të 2013-ës dhe vjet në shtator e shiti atë tërësisht tek partnerja e saj “Petrolium Consulting”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.