☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 99.95 ▲0.05%
ARI 4,074 ▼0.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,813 ▲ +0.82% ETH $2,348 ▲ +1.11% XRP $1.3278 ▲ +2.09% SOL $101.2300 ▲ +0.35%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 99.95 ▲0.05 % ARI 4,074 ▼0.01 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 99.95 ▲0.05 % ARI 4,074 ▼0.01 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
28 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

Ish-ministri i bujqësisë, Edmond Panariti, i ftuar në emisionin “E-ZONE” në Vizion Plus bëri një analizë të skemës kombëtare në bujqësi të miratuar nga qeveria. Ai e konsideroi këtë skemë antikombëtare, pasi ajo është shumë kufizuese për fermerët.

“Të miratosh mbështetjen për fermerët që kanë mbi 3 ha tokë sipërfaqe do të thotë të mbështesë vetëm 6% të tyre. Të dhënat flasin se 94% e fermave janë më të vogla se 3 ha sipërfaqe. Kjo masë është kufizuese. E njëjta gjë ndodh edhe në blegtori. Duhet të kesh më shumë se 10 krerë lopë që të përfitosh kur e ne dimë që mesatarja arrin deri në 7 krerë. Këto janë masa kufizuese dhe diskriminuese për bujqësinë, e cila prej disa kohësh është në rënie të lir”, tha Panariti.

Por sikur të mos mjaftojë fakti që nga skema kombëtare nuk përfitojë shumica e fermerëve, risia e skemës është heqja e naftës pa taksa. Kjo masë u aplikua për pesë vite me radhë dhe numri i përfituesve arriti kulmin në vitin 2023 me 54 mijë të tillë.

“Sot në realitetin e ri që po kalojmë, ku nafta kapërceu kufirin e 220 lekë për litër, t’i thuash fermerit shko blije me çmim tregu, për mua është një ftesë që ta çosh fermerin te parmenda. Me këtë çmim asnjë fermer nuk ka interes të punojë tokën. Për rrjedhojë do të kemi një tkurrje të prodhimit dhe paralelisht edhe një shtrenjtim të çmimeve”, – tha Papanarit në “E-ZONE”.

Ndërkohë disa risi të skemës së këtij viti është edhe fakti se çdo investim i ri në këtë sektor do të përfitojë 1 milion lekë grant.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.