Sondazhi i Euronews/ 49,1% vlerësojnë Ramën si lider, Bashën 35,4% dhe Kryemadhin 20,7%
Sondazhi anketoi 1600 persona me të drejtë vote në 12 zona elektorale urbane dhe rurale në të gjithë Shqipërinë gjatë periudhës 22 dhjetor-31 janar.
Tematikat e pyetjeve qenë të lidhura me performancën e qeverisë, performancën e partive politike, popullaritetin e liderëve politikë dhe vlerësimin për çështjet operacionale në Shqipëri.
Për performancën e qeverisë rezultoi se: 52.4 % kanë perceptim negativ (28 % disi negative; 24.4 % shumë negative); 47.2 % kanë perceptim pozitiv (14.1 % shumë pozitive; 33.1 % disi pozitive); 0.3 % janë shprehur se “nuk e dinë”.
Për performancën e Partisë Demokratike rezultoi që: 36 % kanë perceptim pozitiv (9.7 % shumë pozitive, 26.3 % disi pozitive); 63.6 % kanë perceptim negativ (30.3 % disi negative, 33.3 % shumë negative); 0.5 % janë shprehur se “nuk e dinë”;
Për performancën e Lëvizjes Socialiste për Integrim rezultoi që: 21.4 % kanë perceptim pozitiv (5.4 % shumë pozitiv, 16 % disi pozitiv); 77.9 % kanë perceptim negativ (32.3 % disi negativ, 45.6 % shumë negativ); 0.7 % janë shprehur se “nuk e dinë”;
Për sa i përket popullaritetit të liderëve: Edi Rama rezulton me 49.1 % pozitiv dhe 50.5 % negativ; Lulzim Basha rezulton me 35.4 % pozitiv dhe 63.9 % negativ, ndërsa Monika Kryemadhi rezulton me 20.7 % pozitiv dhe 78.6 % negativ.