Sondazhi, shqiptarët mendim pozitiv për BE-në, më shumë se fqinjët ballkanas dhe vetë europianët
48% e shqiptarëve perceptojnë BE-në si tejet pozitive, kundrejt 25% shumë pozitive, 1% negative, 0% shumë negative, ndërsa 24% e tyre shfaqin një tendencë neutrale.
Krahasuar me rajonin, me vendet të cilat ende nuk janë aderuar në Bashkimin Europian, 24% e maqedonasve kanë mendim pozitiv, ndërsa 11% e tyre kanë mendim negativ dhe pjesa tjetër mendim neutral. Edhe Serbia paraqitet me një pikëpamje jo shumë pozitive, duke marrë në konsideratë që 9% e tyre kanë mendim shumë negativ, 17% tejet negativ, 27% pozitiv dhe pjesa tjetër neutrale.
Vihet re, se edhe shtete si Britania, e cila e ndikuar nga çështja Brexit, ka mendim kryesisht negativ për BE-në, sikurse edhe Spanja, për të cilën kujtojmë ngjarjen e referendumit të shpalljes së Pavarësisë së rajonit të Katalonjës, e pambështetur nga Europa.
Ndërsa mendimin më negativ për BE-në e kanë grekët, të cilët janë të vetmit në hartë të ngjyrosur me të kuqe (midis 15-18% që kanë mendim negativ për BE-në) dhe turqit, me ngjyrë portokalli (12-15% kanë mendim negativ).
Sipas KE, çdo anketë përbëhet nga rreth 1000 intervista ballë për ballë për çdo vend. Raportet publikohen dy herë në vit. Flash Eurobarometrat janë intervista ad-hoc telefonike tematike të kryera me kërkesë të çdo shërbimi të Komisionit Europian. Sondazhet e Flash mundësojnë që Komisioni të marrë rezultate relativisht të shpejta dhe të përqendrohet në grupe specifike të synuara, kur dhe kur kërkohet.
Raportet e veçanta të Eurobarometrit bazohen në studime tematike të thelluara të kryera për shërbime të ndryshme të Komisionit Europian ose institucioneve të tjera të BE-së dhe të integruara në valët e votimit të Eurobarometrit Standard.