☁️
Tiranë 11°C · Vranët 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 98.97 ▼1.15%
ARI 4,803 ▼0.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,072 ▼ -0.24% ETH $2,139 ▲ +1.6% XRP $1.3476 ▲ +0.52% SOL $81.1700 ▼ -2.42%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 98.97 ▼1.15 % ARI 4,803 ▼0.21 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 98.97 ▼1.15 % ARI 4,803 ▼0.21 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
02 Apr 2026
Breaking
Sporti

Sot kompletohet 1/8 e finales në Euro 2020, Portugalia, Gjermania dhe Spanja e kërkojnë kualifikimin

Sot do të kompletohet rrethi i 16 ekipeve më të mira kombëtare në Euro 2020, me kampionen në fuqi, Portugalia, dhe Gjermaninë që do ta kërkojnë kualifikimin në ndeshjet e fundit në grup. Ndeshjet e rrethit të fundit në dy grupet e mbetura, E dhe F, do të zhvillohen sot, për t’i mbushur edhe katër vendet e mbetura në rrethin e 1/8 së finales, raporton Gazeta Express.

Suedia, e cila e ka siguruar kualifikimin, do të përballet me Poloninë, ndërsa Sllovakia me Spanjën, në ndeshjet e grupit E që nisin në orën 18:00.

Spanja do ta arrijë kualifikimin nëse fiton ndaj Sllovakisë. Por Spanja shkon edhe me barazim nëse Polonia nuk e mund Suedinë.

Sllovakia shkon tutje me një barazim, ndërsa Polonisë i duhet fitorja për ta arritur këtë.

Në Grupin F, që njihet si grupi i vdekjes, Franca e ka siguruar kualifikimin, ndërsa Portugalia, Gjermania dhe Hungaria do ta kërkojnë këtë në përballjet e fundit.

Gjermania kualifikohet tutje nëse e shmang humbjen ndaj Hungarisë.

Edhe Portugalia kualifikohet tutje nëse e shmang humbjen ndaj Francës.

Ndërsa Hungaria shkon tutje vetëm nëse e mposht Gjermaninë. Ndeshjet e Grupit F zhvillohen në orën 21:00.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.