🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 106.83 ▲6.7%
ARI 4,667 ▼3.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,645 ▼ -3.02% ETH $2,049 ▼ -4.06% XRP $1.3121 ▼ -3.21% SOL $79.2600 ▼ -5.34%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 106.83 ▲6.7 % ARI 4,667 ▼3.04 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 106.83 ▲6.7 % ARI 4,667 ▼3.04 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Kronika

Studentët e komunitetit shqiptar të diasporës në Bullgari me mundësi për bursa studimi në Shqipëri

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bullgari informon se me vendim të Qeverisë shqiptare jepen 2 bursa studimi për 2 studentë bullgarë, shtetas bullgarë, me origjinë shqiptare për vitin akademik 2020-2021. Bursa e studimit përfshin mbulim financiar për tarifën e studimeve, mësimin e gjuhës shqipe gjatë vitit të parë të studimeve si dhe shpenzimet e akomodimit dhe ushqimit për kohëzgjatjen e vitit akademik.

Kriteret për përfitimin e bursës nga ana e kandidatit janë:
1. të ketë mbaruar arsimin e mesëm me një mesatare të përgjithshme mbi 8 (tetë) ose të barasvlefshme me të; 2. të mos jetë i diplomuar në ciklin e plotë të studimeve universitare dhe të ketë vërtetim nga universiteti në lidhje me këtë fakt; 3. të jetë student nga komuniteti shqiptar i diasporës dhe që jeton në Bullgari;
4. të jetë student në një nga fushat prioritare të studimit, të përcaktuara në marrëveshje; 5. të jetë pranuar nga një institucion i akredituar i arsimit të lartë në Shqipëri; 6. të ketë një plan pune dhe aktivitetesh kërkimore apo akademike për periudhën e studimeve në Shqipëri.

Për përfitimin e bursës, studenti duhet të studiojë në një nga degët e mëposhtme të studimit:
a) Shkenca shoqërore: 1. Psikologji; 2. Ekonomi dhe biznes; 3. Edukim; 4. Sociologji; 5. Ligj/Drejtësi; 6. Shkenca politike; 7. Gjeografi; 8. Media dhe komunikim; 9. Shkenca të tjera sociale.
b) Shkenca humane dhe arte: 1. Histori; 2. Arkeologji; 3. Gjuhë; 4. Letërsi; 5. Arte; 6. Shkenca të tjera humane.

Bursa e studimit ka një vlerë prej 71.520 eurosh (shtatëdhjetë e një mijë e pesëqind e njëzet) dhe do të financohet nga buxheti  i Agjencisë Kombëtare të Diasporës, e cila do të përballojë edhe pagesat e mësuesve për mësimin e gjuhës shqipe në vitin e parë të studimeve.

Dokumentacioni i kandidatit duhet të jetë i legalizuar në përputhje me legjislacionin shqiptar. Në rastin kur dokumentacioni  është në gjuhë të huaj duhet të paraqitet i përkthyer dhe i njësuar me origjinalin nga një përkthyes i licensuar.

Në lidhje me aplikimin, studentët duhet të paraqesin dokumentacionin pranë Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Sofje.

Kriteret e aplikimit

MARRVËESHJE BASHKËPUNIMI NDËRRMJET AGJENCISË KOMBËTARE TË DIASPORËS DHE AGJENCISË SË SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË

Informacioni është dorëzuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bullgari.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.