Suela Janina rizgjidhet anëtare e Komitetit të të Zhdukurve me Forcë për periudhën 2015-2019
Suela Janina është rizgjidhur anëtare e Komitetit të të Zhdukurve me Forcë për periudhën 2015-2019.
Ministria e Punëve të Jashtme bën të ditur se sot, gjatë Takimit III të Shteteve Palë të Konventës Ndërkombëtare “Për mbrojtjen e të gjithë personave nga zhdukjet me forcë” që mbahet në Selinë e OKB-së në Nju Jork, u zhvilluan zgjedhjet për pesë anëtarë të rinj të Komitetit të të Zhdukurve me Forcë për periudhën 2015-2019.
Shqipëria rikandidoi eksperten e së drejtës ndërkombëtare Dr. Suela Janina. Znj. Janina u zgjidh për një mandat të dytë në Komitet për periudhën 2015-2019.
Konventa “Për mbrojtjen e të gjithë personave nga zhdukjet me forcë” është nënshkruar në Paris në vitin 2007 dhe Shqipëria ka qenë vendi i parë që e ka ratifikuar atë.