Superliga, Dinamo City mund 4-1 Elbasanin
Dinamo City ka triumfuar me rezultatin 4-1 ndaj Elbasanit në stadiumin “Air Albania”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të Superligës së futbollit.
Takimi nisi më mirë për miqtë, të cilët kaluan në avantazh që në minutën e 4-t, me golin e Xhonatan Lajthia. Megjithatë, Dinamo City reagoi dhe arriti të barazojë me Vilën në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, vendasit përmbysën rezultatin, teksa goli i avantazhit u shënua në minutën e 51-të nga Aydoeji. Dinamo City thelloi shifrat në minutën e 66-të me Vilën, i cili shënoi golin e dytë personal, ndërsa Bregu vulosi fitoren në minutën e 88-të, duke shënuar golin e katërt dhe të fundit të takimit.
Java e 30-të e Superligës:
Flamurtari – Tirana 1-1
Bylis – Egnatia 0-3
Partizani – Vllaznia 0-2
Dinamo City – Elbasani 4-1
Vora – Teuta (të dielën, 15:00)



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.