☁️
Tiranë 13°C · Vranët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,910 ▲2.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,101 ▲ +0.39% ETH $2,069 ▲ +0.85% XRP $1.3201 ▲ +0.25% SOL $79.9200 ▲ +0.52%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,910 ▲2.24 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,910 ▲2.24 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Surpriza, OST kërkon 10% rritje të çmimit, në 2011 aplikoi për 22%

Letra për rritjen e tarifës së transmetimit të energjisë dorëzohet tek ERE

Nga Zamir Alushi

OST-1Ndodh surpriza e parë në procesin e rishikimit të tarifave të energjisë elektrike. Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST), i cili në vitin 2011, pra në kohën e qeverisë “Berisha”, kërkoi 22.3% rritje të tarifës, tre vjet më pas ul oreksin dhe dorëzon tek ERE një projekt për 10% shtesë në tarifën e transmetimit. OST paraqiti dje zyrtarisht shkresën për rritje 10% të tarifës fikse ndaj KESH-it dhe OSHEE-së për energjinë që qarkullon në rrjetin e brendshëm. Tarifa aktuale është 0,65 lekë/kWh. Kompania OST i ka dërguar Entit Rregullator të Energjisë (ERE), një relacion të gjatë teknik, ku argumenton rritjen me arsyen e mbulimit të shpenzimeve të bëra për investime me kredi të huaja. Nëse kjo rritje pranohet nga ERE, atëherë automatikisht kemi rritje të moderuar të kostos për OSHEE dhe KESH, e për pasojë reflektim në çmimin për konsumatorët tariforë. Burime zyrtare pranë ERE-s thanë se bordi i komisionerëve është duke pritur të vijnë aplikimet nga dy kompanitë e tjera dhe nëse do të ketë rritje të çmimit të energjisë, kjo do të vendoset në dhjetor, pas dëgjesave publike që do të bëhen për këtë çështje. Aktualisht enti rregullator është në fazë studimi. Tarifa që paguajnë kompanitë që përdorin linjat e OST-së është 0.65 lekë për kilovat/orë, dhe nëse ERE mbron variantin e OST, kostot për kompaninë e shpërndarjes rriten me afro 5 milionë euro në vit. Nga ana e saj, OST në kërkesën bërë ERE-s ka argumentuar se e ka të pamundur të paguajë interesat e kredive që ka marrë për të realizuar linjën e interkonjesksionit me Kosovën dhe linjën e tensionit të lartë që po ndërtohet në jug, prandaj kërkon të ketë një buxhet më të madh. Ka më shumë se 4 vite që kompanitë KESH, OST dhe OSHE kërkojnë rishikim të tarifave me rritje, ndërkohë që edhe nga ana e entit rregullator është konfirmuar që do të ketë ndryshim të tarifave, por përgjigjja përfundimtare për këtë do të jepet pas 21 dhjetorit që është afati i skadimit të vendimit të ERE-s për çmimet, i marrë vitin e kaluar.

Si u vendos çmimi 0,65 lekë?

Tarifat aktuale

Prodhimi 1 lek/kWh; Transmetimi 0.65 lekë/kWh; Shpërndarja 5 lekë/kWh; Furnizuesi publik me shumicë 2.83 lekë/kWh; HEC-et ekzistues, 7.77 lekë/kWh; HEC-et e reja, 9.37 lekë/kWh.

Familjarët

Blloku deri në 300 kv/h, 7.7 lekë për kv/h, mbi 300 kv/h, 13.5 lekë. Për leximin zero të muajit, 200 lekë; ndriçimi i shkallës 800 lekë

Kosto

Sipas strukturës së çmimit të shitjes me pakicë të energjisë elektrike, 7.4% e zë kostoja e transmetimit
Krahasimi

Në grafik paraqiten çmimet e energjisë elektrike për konsumatorët familjarë sipas vendeve, ku mesatarja është 8.8 Eurocent/kWh.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.