Sylvinho mbi rikthimin e Muçit dhe Mehmetit: Shikojnë portën, mund të na ndihmojnë edhe nga stoli!
Prania e Muçit dhe Mehmetit në listën e kombëtares për ndeshjet e marsit mund të “justifikohen” nga mungesa të rëndësishme siç është ajo e Manajt dhe Dakut, por Sylvinho dha një tjetër version të fakteve.
Brazilini komentoi këtë zgjedhje duke dhënë një tjetër shpjegim. “Muçi në sytë e mi është një lojtar ofensiv, ai është një sulmues pasi shikon shumë portën dhe gjen shumë golin”, tha braziliani.
Sa i përket Mehmetit, 51-vjeçari tha: “Ne e kemi marrë tre vite më parë. Për mua ai është një lojtar krahu. Të dy si ai dhe Muçi kërkojnë golin”.
Sylvinho la të kuptohej se ende nuk ka vendosur se çfarë plani të ndjekë në ndeshjen në Varshavë pasi pranoi se lojtarët në fjalë mund “të aktivizohen nga minuta e parë ose në lojë e sipër”.
The post Sylvinho mbi rikthimin e Muçit dhe Mehmetit: Shikojnë portën, mund të na ndihmojnë edhe nga stoli! appeared first on RTSH.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.