🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,569 ▼0.1%
DOW 46,452 ▼0.24%
NASDAQ 21,816 ▼0.11%
NAFTA 111.04 ▲10.91%
ARI 4,705 ▼2.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $67,013 ▼ -1.6% ETH $2,059 ▼ -3.38% XRP $1.3049 ▼ -3.25% SOL $79.0800 ▼ -5.82%
S&P 500 6,569 ▼0.1 % DOW 46,452 ▼0.24 % NASDAQ 21,816 ▼0.11 % NAFTA 111.04 ▲10.91 % ARI 4,705 ▼2.24 % S&P 500 6,569 ▼0.1 % DOW 46,452 ▼0.24 % NASDAQ 21,816 ▼0.11 % NAFTA 111.04 ▲10.91 % ARI 4,705 ▼2.24 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Syriza: Nënshtetësi për fëmijët e emigrantëve

Dy ditë pas ardhjes në fuqi të radikalëve të majtë dhe krijimit për herë të parë të një Ministrie të Emigracionit, ministrja plotësuese e këtij dikasteri, Tasia Xristodhulopoulou, ka ripërsëritur premtimin e kësaj force politike për të dhënë nënshtetësi gjithë brezit të dytë të emigrantëve, apo fëmijëve të tyre të lindur në Greqi, por edhe atyre që kanë ardhur në moshë të vogël me familjet e tyre.tasoula

Në një intervistë për emisionin “Brenda dhe jashtë kufijve”, të radios “Kokkino 105.5”, ajo ka kritikuar ashpër politikat e papranueshme të qeverisë së mëparshme, që pasi anuloi ligjin e qeverisë “Papandreu” për emigrantët.

“Më duket se kemi dhënë shembuj konkretë, si gjatë periudhës së mëparshme, ashtu edhe në Parlament, kur kemi bërë shumë presion të jepej nënshtetësia te këta fëmijë. Ne kemi dhënë fjalën se menjëherë do të zëvendësojmë këtë padrejtësi të paparë me këta fëmijë, që kanë lindur këtu, që kanë mbaruar shkollat dhe nuk kanë njohur asnjë atdhe tjetër. Këta janë fëmijët e brezit të dytë të emigrantëve, ndërsa kemi dhe fëmijët e një brezi tjetër, ata që erdhën të vegjël këtu, nuk njohën asnjë atdhe tjetër dhe gjithashtu kanë mbaruar shkollat këtu e kanë mësuar vetëm gjuhën greke, dhe janë njësoj si fëmijët grekë. Këtu u rritën, këtu mësuan gjuhën, këtu janë shokët e tyre”, tha Tasia Xristodhulopoulou, ministre plotësuese e Emigracionit.

Xristodhulopoulou, që ka qenë prej vitesh në postin e përgjegjëses për të Drejtat e Njeriut, të Aleancës së radikalëve të majtë, ka deklaruar gjithashtu në lidhje me refugjatet nga Siria, veçanërisht me fëmijët e pashoqëruar nga zona e luftës, se Greqia do të ndjekë tani e tutje të gjitha konventat ndërkombëtare, që parashikojnë mikpritje e përkujdesje, të cilat nuk janë zbatuar kurrë, raporton “Top-Channel”.

Ajo ka theksuar se duhet të mbyllen njëherë e përgjithmonë qendrat, ku mbahen emigrantët nga zonat e nxehta të Lindjes së Mesme, të cilat i konsideron si “kampe përqëndrimi”, pasi ka mungesë kushtesh të përshtatshme, siç parashikon legjislatura ndërkombëtare, për pritjen e trajtimin e emigrantëve të paligjshëm.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.