Ta shikojnë se kush jam !
Dhashë dorëheqjen, po, po , e dhashë, po kjo nuk do të thotë se kam vdekur. Unë jam gjallë, jam po ai kryetari. E kush do të më kritikojë, ai që e zgjodha vetë?! Që të nesërmen jam gati ta hedh jashtë partisë. Ai nuk është budalla. Nuk e harron katapultimin e Selamit. Të luajë, po deshi?! O sot o kurrë i kemi zënë komunistët në çark. Për besë dhe nder shqiptari nuk të fal.
-Monolog i kryetarit-
Nga Petro Dhimitri
” Shiko, shiko, ç’mrekulli po më vështrojnë sytë e po më dëgjojnë veshët nga televizori?! Më do zoti mua. E kam ditur këtë.Po, po, ai më don. Ja si e gjen nga nuk e pret nipi i byroistit me syze dhe djali i lajkatarit që i bënte portrete diktatorit. Ai firmoste me zell për burgosjet dhe internimet e njerëzve të pafajshëm. Do të thonë ata se dhe unë i shërbeva diktatorit. Po,asht e vërtetë, veç unë isha rrogëtar profesionist dhe nuk mund të rrefuzoja, ndërsa ai medemek si skulptor na frymëzohej nga buzët e trasha të Enverit…Atë nuk e urdhëronte njeri, kurse mue më ngarkonin me detyrë. Nejse, ta lemë këtë. Ky skandal i Sarandës më ka dalë bash në shteg. Bravo televizioni! Bravo gazetarit investigativ! Ia çorri maskën PS-së Europiane. Këta njerëz si pedofili Agron Cane zgjedh deputeti fytyrëshpifur Kokëdhima për të mos i thënë Kokëvrima. Sekretari i tij (e po nuk qe tamam sekretari i tij, është rrogëtari i tij), jo vetëm ia kërkon copë hallexheshës, po do që të bëjë seks edhe me vajzën e saj katërmbëdhjetëvjeçare. I thashka nënës t’i sjelli vajzën dhe të tre, po deshi ajo, të bëjnë ç’të duan në krevat. Kjo është për të uluritur e për t’i venë të dy duart në kokë. Ja si i ka Partia Socialiste anëtarët e vet. Këta janë njerëzit e Kokëdhimës, prej tyre nxjerr përfitime i paskrupullti Edvin Kristaq Rama. Atë fundërrinë, atë artist të dështuar, populli do të ngrihet ta rrëzojë nga pushteti, se ky skandali i tij i radhës, s’mund të kapërdihet më. Do t’i ftoj edhe përmes Twiterit që njerëzit të ngrihen për të shpëtuar Shqipërinë nga një uzurpator. Populli do të më dëgjojë se jam lideri i partisë që e transformoi Atdheun. Dhashë dorëheqjen, po, po , e dhashë, po kjo nuk do të thotë se kam vdekur. Unë jam gjallë, jam po ai kryetari. E kush do të më kritikojë, ai që e zgjodha vetë?! Që të nesërmen jam gati ta hedh jashtë partisë. Ai nuk është budalla. Nuk e harron katapultimin e Selamit. Të luajë, po deshi?! O sot o kurrë i kemi zënë komunistët në çark. Për besë dhe nder shqiptari nuk të fal.
Do të thonë lakejtë e Edvinit, “O, ish zoti kryetar, e harrove ministrin e zotrisë sate që, për t’i gjetur punë, donte të flirtonte me një vajzë të re? Do të thonë se nuk e dënova shumë, po e emërova drejtor të një institucioni qendror. Po si, po si .Asht e vërtetë. Ai është kuadër me vlera me një tufë specializimesh .Ai ra pre e kurthit që i ngritën komunistët. Për një vepër të pakonsumuar, pse ta varrosnim për së gjalli si në kohën e merhumit.Prandaj dhe televizionin e gjobitëm. Gazetarët i ndaluam të na vinin nga pas, sepse bashkë me njerëzit e Ramës ngrinin kurthe për kuadrot e partisë sime. Duke i gjobitur ose duke i rrasur brenda, shpëtuam nga ata fundërrina. Do të më thoni se Kokëdhima u distancua menjëherë. Ashtu asht. Nuk kishte rrugë tjetër. Për me mbulue turpet e tjera të vetat dhe bandës së tij, reagoi shpejt. Nuk kishte nga të lunate. Pedofili i tyre asht askushi në krahasim me kuadrot tona. Paska qenë komandant brigade. Kushedi si e kanë caktue në atë post. Me miq patjetër deri sa qenka kaq i korruptuem. Binomi i super të korruptuemve Koço-Edvin këta lloj njerëzish kanë për shpirt. Gangsterët dhe hajnit i kanë vue edhe deputetë. Ata dinë vetëm me qitë grushta kundër nesh dhe asgja më tepër. Edhe këto populli i di. Edhe për këto do ta organizoj protestën mbarëshqiptare e ta zbres prej kolltukut komunistin gjatosh ashtu si Nanon që vrapin e ndaloi diku në Maqedoni. Televizioni po thotë se e përjashtuan nga partia dhe e arrestuan socialistin pedofil. Nuk kishin si ta mbronin. Kupa po derdhej.Populli nuk e beson variantin se opozita ia ngriti kurthin. Jo. Nuk asht e vërtetë. Ai ia ngriti vetes kurthin. Hallexhesha nuk kishte rrugë tjetër veçse ta denonconte jo në qeverinë e
pedofilëve, po në opozitën e të ndershmëve. Ora jonë po afron. Populli nuk ka me lejue që një pseudoartist nudist të kërcënojë dhe tallet me Presidentin vetëm pse socialistët po përpiqen me krijue tipin e stërvjetër të partisë shtet.E ç’na qenkan këto zyra që hapka në Jugë deputeti Kokëdhima!? Shtiret sikur po i qan zemra për hallet e popullit. Hapin deputetët e botës zyra, po ata nuk janë batakçinj si ai dhe nuk punësojnë maniakë seksualë. Shikoni sa i madh asht ndryshimi. Po thonë e stërthonë se policia iu gjend hallexheshës së Sarandës, se Ministri Tahiri e kishte përgëzuar për guximin e saj, se Erion Veliaj ka ndërhyrë dhe ajo do të fillojë punë te një hotel në Sarandë. Nuk mund të them se nuk asht e vërtetë, po të gjitha këto po i bajnë me shue urrejten mbarëpopullore. Ata, më besoni mue, janë edhe ma profesionistë se Jagua. Shikoni, së bashku batakçinjtë e kuq të qeverisë, me pretekstin e cilësisë dhe diplomave fallco, mbyllën dhjetra universitete dhe hodhën në rrugë me mijëra studentë. Deputetët e Ramës po duan të heqin edhe Guvernatorin e Bankës, zotin Fullani edhe pse Banka është institucion i pavarur. I janë qepur si rrodhe, se duan ta kenë nën hyqëm edhe bankën e ta vjedhin ma shumë se ç’e vodhi Enveri. E di unë, Edvini është i pangopur për para. Prandaj zoti Fullani bën shumë mirë që nuk jep dorëheqjen që Banka të mos bjeri në duart e gjata florizhvatëse të kriminelëve socialistë. Ata akoma bajnë dua për Enverin. Shkruejnë edhe parrulla, duan të rivendosin dhe bustin e tij. Janë vetëm një grup i vogël, thoni ju. Në fakt direktivat ata i marin te zyra e bajlozit gjatosh që nxin edhe në fytyrë. E ç’prisni, o shqiptarë, nga një njeri që as me grate nuk di të sillet! E priti me respekt Merkeli, punë shumë. Ajo ka për t’i kthyer shpinën kur populli ta rrëzojë. Atëhere byrekut Rama do t’i hapen petët. Po lufton drogën. Po,po, po. E bën për të fituar pikë, për të larguar vemendjen e popullit nga papunësia, fukarallëku dhe korruposioni i zyrtarëve të selisë rozë. Koha për të shpëtuar prej tyre ka ardhur. E nesërmja do të zbardhi për mue.”