Tabaku: Buxheti i 2019, në interes të oligarkëve dhe skllavëron shqiptarët
Tabaku shprehet se kushdo që voton buxhetin 2019, në fakt ka votuar një buxhet në interesin e oligarkëve dhe një pakice që dëshiron të skllavërojë shqiptarët njësoj siç dikur diktatura famëkeqe moniste bëri me prindërit tanë
Jorida Tabaku, nënkryetare e Komisionit të Ekonomisë
Tanimë është faktuar nga të gjitha drejtimet se kjo bandë që sot qeveris vendin nuk mendon vetëm si të vjelë sa më shumë para nga xhepat e shqiptarëve, por edhe si të shpërdorojë sa më shumë para nga buxheti dhe arka e parave publike. Metoda e shpikur vetëm nën këtë qeverisje dhe bekuar me emrin gjoja perëndimor të PPP-ve u ka kushtuar deri më tani shqiptarëve 2.2 mld euro. Një shifër që është e barabartë me 31% të produktit të brendshëm bruto.
Ndërsa 40% e qytetarëve të këtij vendi kanë marrë rrugën e pakthim të kurbetit dhe kërkesës për strehim politik, një grusht i vogël klientësh të qeverisë me kukullat e tyre në krye të ministrive kanë përgatitur një nga vjedhjet më të bujshme dhe më të frikshme të këtyre 2 dekadave pluralizëm.
Sipas të dhënave të vetë buxhetit të shtetit, projekti i hajdutërisë “1 mld euro” është vlerësuar me rritje në çdo PPP që qeveria ka programuar apo ia ka dhënë ndonjë prej oligarkëve. Ky buxhet i cili parashikon rritjen e kostos për 1 kilometër rrugë nga 1 mln euro në 11 milionë euro është dëshmia më e qartë e asaj vjedhje tanimë të ligjëruar me Ligjin e Buxhetit që kjo mazhorancë do të kryejë vitin e ardhshëm.
Ky buxhet në mënyrë të paprecedentë vendos në vitin 2019 koncesione me vlerë 105 mln euro, duke ia hequr këtë investimeve normale në infrastrukturë, ujësjellës dhe shkolla.
- Janë 2.1 miliardë dollarë për 14 kontrata PPP – klientele e qeverise.
- Gjoba vjetore 105 milionë euro në 2019, te gjitha para qe do të paguhen nga xhepat e shqiptareve.
- Borxhi publik rritet nga 72% ne 85% te Prodhimit të Brendshëm Bruto.
- Çdo shqiptar, që nga fëmija i sapolindur tek më i moshuari do të paguajë këtë vit 730 euro.