☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 05 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,154 ▲ +0.44% ETH $2,060 ▲ +0.48% XRP $1.3163 ▲ +0.14% SOL $80.6200 ▲ +0.5%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
05 Apr 2026
Breaking
Kronika

Tahiri: Jo më gjoba për shpejtësi pa mjetet teknologjike

Ankesat e qytetarëve të shumtë për vendosje gjobash për shpejtësi të lartë, pa mjetet teknologjike përkatëse ka bërë që ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit të vendosin që mos të ketë më gjoba për shpejtësi pa patur këto mjete. Vetë ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, gjatë fjalës së tij në Akademinë e Sigurisë tha se kjo do të thotë luftë kundër arbitraritetit.

“Besoj jeni bërë dëshmitarë këto ditë për qytetarë kurajozë, që mbi të gjitha na kanë ndihmuar ne, në një mënyrë apo një tjetër, me fotografi apo me video për gjoba të Policisë Rrugore, për shpejtësi, që vendosen, pa pasur mjetet teknologjike përkatëse, radarët. Dhe me plot të drejtë janë ngritur vërejtje dhe kritika sesi mund të masë punonjësi i policisë shpejtësinë me sy dhe mbi këtë bazë të vendosi gjobë. Është për këtë arsye që bashkë me Drejtorin e Policisë është vendosur që asnjë punonjës policie, të Policisë Rugore, të mos vendosë gjoba për shpejtësinë pa pasur mjetet teknologjike përkatëse. Kjo do të thotë luftë kundër arbitraritetit”, deklaroi ministri Tahiri.

Ministri i Brendshëm morri pjesë në ceremoninë e diplomimit të punonjësve të rinj të policisë së shtetit. “Policia nuk është punë si çdo punë, është mision”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.