☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 07 April 2026
S&P 500 6,612 ▲0.44%
DOW 46,670 ▲0.36%
NASDAQ 21,996 ▲0.54%
NAFTA 112.37 ▼0.04%
ARI 4,703 ▲0.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $68,916 ▼ -1.26% ETH $2,119 ▼ -1.7% XRP $1.3169 ▼ -2.85% SOL $79.9800 ▼ -3.21%
S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 112.37 ▼0.04 % ARI 4,703 ▲0.4 % S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 112.37 ▼0.04 % ARI 4,703 ▲0.4 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Kosova

Tahiri në Bruksel për bllokimin e Serbisë në marrjen e kodit telefonik

Ministrja për Dialog e qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri ka udhëtuar për në Bruksel, ku do takohet me Angelina Eichhorst, drejtore për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, në Shërbimin e Jashtëm të Bashkimit Evropian.

Sipas një njoftimi për shtyp të qeverisë kosovare, në këtë takim do të diskutohet për bllokimin që Serbia po i bën zbatimit të marrëveshjes për Telekomin, përkatësisht kodin shtetëror telefonik për Republikën e Kosovës, pavarësinë e KOSTT-it (Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës) dhe revitalizimin e urës mbi lumin Ibër të Mitrovicës.

“Këto marrëveshje janë arritur në kuadër të pakos së marrëveshjeve të Brukselit të nënshkruara më 25 gusht 2015, por zbatimi i tyre ka qenë shumë i limituar. Serbia përveç se është dashur të mos e pengojë marrjen e kodit shtetëror për Kosovën është dashur që të heq kundërshtimet e saj ndaj vendimit të ENTSO për pranimin e KOSTT-it, si anëtar i barabartë me shtetet e tjera. Po ashtu nga fundi i këtij muaji, sipas marrëveshjes, Bashkimi Evropian duhet të kryejë rikonstruksionin e urës së Mitrovicës dhe ta hapë atë për automjete dhe këmbësorë”, thuhet në njoftim.

Ministrja Edita Tahiri gjithashtu do të takohet edhe me ndërmjetësit e BE-së për marrëveshjet e lartpërmendura si dhe do të udhëheqë delegacionin e Kosovës në kuadër të takimit trilateral për kadastrin, që do të mbahet më 8 qershor 2016.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.