☁️
Tiranë 11°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 98.85 ▼1.27%
ARI 4,787 ▼0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,117 ▼ -0.12% ETH $2,144 ▲ +2.1% XRP $1.3489 ▲ +0.77% SOL $80.9600 ▼ -2.22%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 98.85 ▼1.27 % ARI 4,787 ▼0.54 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 98.85 ▼1.27 % ARI 4,787 ▼0.54 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Takim ballkanik në Tiranë për reformat rajonale në turizëm

TURIZMI2-569x350Reformat rajonale në fushën e turizmit, ishte në qëndër të bashkëbisedimit në takimin ballkanik mbi turizmin, organizuar në Tiranë nga Sindikata e Pavarur e Kimisë, Ushqimit, Tregtisë dhe Turizmit mbështetur nga fondacioni gjerman “Friedrich Ebert”.

Në panelin e diskutimit ishin të pranishëm Presidenti i Sindikatës së Turizmit turk, Cemail Bakindi, Presidenti i Sindikatës së Turizmit për Rajonin e Egjeut, Habib Karakus, Ljubomira Lonkar, Presidente e Sindikatës kroate të Turizmit, Radan Milanovic, President i Sindikatës së Serbisë, Cede Milinic, President i Sindikatës së Malit të Zi, homologët e tyre të Maqedonisë, Bosnje – Hercegovinës si dhe Milan Jevtis, Përfaqësues i Federatës Evropiane të Sindikatave.

Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit u përfaqësua në këtë takim nga zëvendësministri, Alfred Dalipi. Dalipi foli për gjendjen e zhvillimit të industrisë së turizmit, angazhimet si dhe për vizionin e Qeverisë Shqiptare për këtë sektor strategjik të ekonomisë së vendit.

Zëvendësministri u ndal kryesisht tek panorama e zhvillimit kaotik të dy dekadave të fundit, shoqëruar me informalitet dhe presion të madh ndërtimi, situatë kjo aspak e favorshme për industrinë e turizmit.

Në fjalën e mbajtur në këtë takim, zëvendësministri shpjegoi hapat në reformën thelbësore që ka përfshirë sektorin e turizmit. Ai përmendi Draft-Strategjinë Kombëtare 2014-2020, Ligjin e ri të Turizmit, Planin e Përgjithshëm Kombëtar në planifikimin urban, reformat ligjore që do të krijojnë një bazë për një turizëm të qëndrueshëm, si dhe synimin për krijimin e një modeli të integruar, gjithëvjetor të turizmit, me fokus dimensionin kulturor, natyror dhe bregdetar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.