Kronika

“Tani po shohim vetëm majën e ajsbergut”, mjeku infeksionist: Në rastin më të mirë Covid-19 do zgjasë 4 muaj

“Ne tani po shohim vetem majen e ajsbergut”. Keshtu thote mjeku u njohur Pellumb Pipero, teksa flet per pandemine e koronavirusit, qe prej ditesh po mban ne ankth edhe vendin tone, me 38 te prekur dhe 1 viktime deri me sot.

Në një intervistë në Euronews, mjeku i njohur Pëllumb Pipero, tha se kjo pandemi i ngjan një ajsbergu dhe në rastin më të mirë, mbyllet në 4 muaj.

“Kjo pandemi i ngjan një ajsbergu, ne ende shohim vetëm majën. Studimet tregojnë se nëse kemi një rast në dorë, janë dhe 10 raste të tjera të pazbuluara.

Përgjithësisht njohim vetë ata që kanë ankesa dhe shfaqin simptoma, kurse numri real 10-15 herë më shumë se sa numri i të konfirmuarve.

Në rastin më të mirë kjo epidemi mbyllet në 4 muaj dhe askush nuk duhet të nxitojë të thotë do mbyllet për kaq apo për aq kohë”, deklaroi mjeku Infeksionist.

Ndëra të tjera, mjeku theksoi se përhapja e këtij virusi vjen ngadalë, ndërsa shpërthimi i menjëhershëm, ndërsa bëri me dije se për gjendjen e 33 personave të infektuar një përgjigje më e saktë mund të jepet 9 ditë pas mbajtjes në vëzhgim .

“Studimi që më erdhi nga Italia, tregon se kjo epidemi ka fillimisht një kurbë të ngadaltë dhe duket se ka një ritëm të ngadaltë por më pas ka një shpërthim të menjëhershëm në 2-3 javë”, tha ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button