🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,564 ▼0.17%
DOW 46,409 ▼0.34%
NASDAQ 21,791 ▼0.23%
NAFTA 111.37 ▲11.24%
ARI 4,691 ▼2.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,850 ▼ -2.95% ETH $2,059 ▼ -3.55% XRP $1.2988 ▼ -4.3% SOL $79.0400 ▼ -5.42%
S&P 500 6,564 ▼0.17 % DOW 46,409 ▼0.34 % NASDAQ 21,791 ▼0.23 % NAFTA 111.37 ▲11.24 % ARI 4,691 ▼2.55 % S&P 500 6,564 ▼0.17 % DOW 46,409 ▼0.34 % NASDAQ 21,791 ▼0.23 % NAFTA 111.37 ▲11.24 % ARI 4,691 ▼2.55 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

TAP, Bradshaw: Faza e ndërtimit të tubacioneve në Shqipëri nis në 2016

aaaTë gjitha aktivitetet që lidhen me tokat ku do të ndërtohet Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) që kalon nëpër Shqipëri, pritet të fillojnë vitin e ardhshëm, ndërsa objekti në det të hapur mendohet se do të zhvillohet në dimrin e 2017-2018.
Kështu deklaroi Ian Bradshaw , drejtori menaxhues i kompanisë së projektit TAP AG, për një intervistë për See News.

“TAP vazhdon të përparojë sipas planifikimit në Shqipëri. Rehabilitimi dhe ndërtimi i rrugëve dhe urave është duke u zhvilluar. Kjo do të lejojë që ndërtimit të tubacionit të fillojë në vitin 2016, siç është planifikuar “, ka thënë ai.

Këtë vit TAP ka dhënë disa kontrata, për ndërtimin dhe rehabilitimin e rrugëve e urave në Shqipëri. “TAP ka për qëllim dhënien e disa kontratave të mëdha deri në fund të vitit 2015, duke përfshirë edhe ato në tokë dhe linjat në det të hapur “, tha Bradshaw.

Në Shqipëri, TAP ka filluar në qershor ndërtimin e rrugëve dhe urave, për të cilat projekti tashmë ka marrë lejet përfundimtare të ndërtimit. Kompania pret që të sigurojë lejet e ngjashme për një numër të ri rrugësh hyrëse dhe urave.

“Në të njëjtën kohë, TAP pret miratimin e lejeve për objektet e përkohshme të tilla si kampet dhe oborre. Për fazën e ndërtimit të tubacionit – e cila do të fillojë në vitin 2016, TAP është në procesin e përvetësimit të një numri lejesh të mesme, për shembull miratimet e kalimit”- tha ai.
Në shtator, Siemens AG është përzgjedhur për të furnizuar gjashtë turbinë me gaz në stacionin e kompresorit TAP-it pranë Kipoi dhe gjysmën tjetër në stacionin e kompresorit TAP-it afër Fierit, në Shqipëri. Ndërtimi i stacionit të kompresorëve të TAP-it në Fier do të jetë një aktivitet i vazhdueshëm për një periudhë prej 20 muajsh. Ndërtimi pritet të fillojë deri në fund të vitit 2016.

TAP do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigante e Shah Deniz II në Azerbajxhan për në Europë. Gazsjellësi me gjatësi prej rreth 870 km do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në afërsi të kufirit turko-grek në Kipoi, do të përshkojë Greqinë, Shqipërinë dhe Detin Adriatik dhe do të dalë përsëri në tokë në Italinë e Jugut.

Gjurma e TAP mund të lehtësojë furnizimin me gaz të disa vendeve të Europës Juglindore, përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnjë- Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë, si dhe vendet e tjera. Vend-dalja e TAP në Itali ofron mundësi të shumta për transportin e mëtejshëm të gazit Kaspik, drejt disa prej tregjeve më të mëdha europiane, si Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Zvicra dhe Austria. Aksionarët e TAP-it përbëhet nga BP (20 për qind), SOCAR (20 për qind), Fluxys (19 për qind), ENAGAS (16 për qind) dhe Axpo (5 për qind), ndërsa kanë hequr dorë Norvegjezët e Statoil që zotëronin 20 për qind të kuotave.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.