☁️
Tiranë 12°C · Vranët 17 March 2026
S&P 500 6,699 ▲1.01%
DOW 46,946 ▲0.83%
NASDAQ 22,374 ▲1.22%
NAFTA 95.90 ▲3.72%
ARI 5,030 ▲0.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $74,361 ▲ +1.2% ETH $2,332 ▲ +3.52% XRP $1.5336 ▲ +3.28% SOL $94.5700 ▲ +1.05%
S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 95.90 ▲3.72 % ARI 5,030 ▲0.55 % S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 95.90 ▲3.72 % ARI 5,030 ▲0.55 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Tatimet paralajmërojnë prindërit: Pa kuponë dhe kontrata, nuk merrni rimbursim për shkollën

Prindërit që presin të marrin mbrapsht para nga shteti për shpenzimet e shkollimit të fëmijëve, duhet të bëjnë kujdes. Administrata Tatimore ka sqaruar se pa dokumente justifikuese, nuk do të ketë asnjë rimbursim.

udhëzimin e fundit për Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA 2025), theksohet se kushti kryesor për t’u njohur shpenzimet arsimore është disponimi i faturave tatimore ose kontratave me institucionet arsimore.

“Në mungesë të dokumentacionit justifikues, shpenzimet arsimore nuk njihen për rimbursim,” thuhet shprehimisht në njoftim.

Kjo do të thotë se pagesat për kurse, kopshte apo shkolla private të bëra pa faturë, nuk do të llogariten për zbritje nga taksat.

Afati dhe kushtet

Afati për dorëzimin e deklaratës është 31 mars 2026. Për herë të parë, këtë vit përfitojnë kompensim për ushqim dhe arsim edhe prindërit me të ardhura të mesme e të ulëta (nën 1.2 milionë lekë në vit), por vetëm nëse deklarata e tyre rezulton me mbipagesë tatimore dhe kanë çdo letër në rregull.

Kush përfiton?

Të drejtën për rimbursim e kanë prindërit ose kujdestarët ligjorë që:

Kanë të ardhura vjetore të tatueshme deri në 1.2 milionë lekë;

Kanë fëmijë në ngarkim nën 18 vjeç;

Deklarata e tyre rezulton me mbipagesë tatimi.

Sa para ulen nga taksat?

Shteti njeh dy zëra kryesorë për zbritje nga baza tatimore:

48,000 lekë zbritje për çdo fëmijë në ngarkim.

Deri në 100,000 lekë zbritje për shpenzimet e faktuara arsimore.

Hapat për të aplikuar

Procesi kryhet online përmes sistemit e-Filing.

Hyni në llogarinë tuaj dhe plotësoni DIVA 2025.

Nëse deklarata del me tepricë kreditore, shkoni te moduli “Çështjet e mia”.

Hapni një kërkesë të re dhe ngarkoni dokumentet:

Të dhënat e llogarisë bankare;

Çertifikatën familjare;

Kontratat me shkollat/kurset dhe faturat e pagesave.

Nëse konstatoni gabime pas dorëzimit, keni ende mundësi të bëni korrigjime brenda afateve ligjore.

Kush është i detyruar të deklarojë?

Përveç atyre që duan rimbursim, DIVA është e detyrueshme për:

Individët me të ardhura mbi 1.2 milionë lekë bruto në vit.

Të dypunësuarit (qoftë edhe për një muaj të vetëm).

Ata që fitojnë mbi 50 mijë lekë nga qiratë, Airbnb, Booking, YouTube, etj., dhe nuk kanë paguar tatim në burim.

/rtsh.al/

The post Tatimet paralajmërojnë prindërit: Pa kuponë dhe kontrata, nuk merrni rimbursim për shkollën appeared first on RTSH.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.