☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 99.95 ▲0.05%
ARI 4,074 ▼0.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,813 ▲ +0.82% ETH $2,348 ▲ +1.11% XRP $1.3278 ▲ +2.09% SOL $101.2300 ▲ +0.35%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 99.95 ▲0.05 % ARI 4,074 ▼0.01 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 99.95 ▲0.05 % ARI 4,074 ▼0.01 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
28 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Tabaku: Shteti po rrit të ardhurat duke marrë më shumë nga shtresa e mesme

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ngriti sot shqetësimin mbi modelin aktual ekonomik në Shqipëri, duke theksuar se rritja nuk po mbështetet tek prodhimi dhe sektorët realë të ekonomisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tabaku theksoi se sot rritja ekonomike nuk vjen nga prodhimi, por kryesisht nga ndërtimi dhe nga zgjerimi i shtetit, duke shtuar se këta dy sektorë përbëjnë rreth dy të tretat e rritjes ekonomike në vend.

Sipas saj, sektorët si “bujqësia dhe industria, që mbajnë në këmbë ekonominë reale, janë në rënie prej vitesh”.

Tabaku shtoi gjithashtu se “rreth 78% e rritjes së të ardhurave buxhetore vjen nga tatimi mbi pagat dhe kontributet”.

“Shteti po rrit të ardhurat duke marrë më shumë nga e njëjta shtresë shtresa e mesme dhe profesionistët jo duke zgjeruar ekonominë reale”, theksoi ai.

Sipas deputetes “sektorët që duhet të sillnin të ardhura, ndërtimi dhe turizmi, nuk kontribuojnë proporcionalisht me fitimet që gjenerojnë”.

Sa i përket pagave, Tabaku theksoi se rritja e tyre nuk lidhet me zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

“Pagat rriten në letër, por jo si rezultat i një ekonomie më të fortë. Ato nuk vijnë nga produktiviteti dhe konkurrenca, ndaj nuk përkthehen në më shumë mirëqenie për shumicën”, tha ajo.

Tabaku u ndal edhe tek korrupsioni, teksa shtoi se “investimet nuk shkojnë aty ku ka nevojë ekonomia, por aty ku ka interesa të ngushta. Dhe kjo deformon gjithçka, nga çmimet te mundësitë”.

Tabaku bëri thirrje për ndryshim të modelit ekonomik.

“Shqipëria ka nevojë për një model tjetër. Një model që prodhon, që konkurron dhe që e kthen rritjen ekonomike në mirëqenie për çdo qytetar”, tha ajo.

/m.q/j.p/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.