☁️
Tiranë 10°C · Vranët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,575 ▲ +0.07% ETH $2,057 ▲ +0.46% XRP $1.3199 ▲ +0.43% SOL $79.3300 ▲ +0.2%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Të ardhurat nga akciza 5.9 % më të larta

akcize2Të ardhurat gjithsej nga akciza për periudhën janar-gusht arritën në rreth 24.85 miliardë lekë, 5.9 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2013, por duke qenë ndjeshëm nën nivelin e pritshëm, me rreth -14.9 për qind më pak.

Sipas raportit të Ministrisë së Financave, të gjitha mallrat e forta rezultojnë me rënie kundrejt 8-mujorit të një viti më parë, përveç karburanteve, ku ka ndikuar edhe rënia e prodhimit vendas.

Tek birra kjo ecuri pasqyron pjesërisht faktorin sezonal, si dhe rritjen e prodhimit vendas, që në sasi zëvendëson birrën e importit. Ndërsa ajo që bie më shumë në sy është importi i cigareve, që ka rënie të ndjeshme, krahasuar me mesataren e 8-mujorit gjatë 5 viteve të fundit, qe është sasia më e vogël e importuar, me 1779 ton cigare. Kundrejt së njëjtës periudhë të vitit të kaluar është importuar 13.5 % më pak. Nga 1 janar 2014, hyri në fuqi ligji për rritjen e masës së akcizës së cigareve me 20 lekë/paketa. Operatorët ekonomikë i paraprinë rritjes së nivelit të akcizës së cigareve me rritjen e importeve në muajin dhjetor 2013 në masën 174 %, krahasuar me dhjetorin 2012, duke krijuar stok për muajt e parë të vitit 2014.

Importi i mallrave të forta, në periudhën Janar-Gusht

Emërtimi 2010 2011 2012 2013 2014
Karburante (ton) 323,204 285,063 271,076 277,660 295,815
Cigare (ton) 2,577 1,937 2,248 2,056 1,779
Birra (000 litra) 25,755 22,499 21,992 20,751 18,821
Kafe (ton) 3,777 4,267 4,849 4,742 4,656
Rritja përqind
Karburante 11.3 -11.8 -4.9 2.4 6.5
Cigare -2.8 -24.8 16 -8.5 -13.5
Birra -3.3 -12.6 -2.3 -5.6 -9.3
Kafe -15.1 13 13.6 -2.2 -1.7

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.