☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,605 ▲1.17%
DOW 46,791 ▲0.97%
NASDAQ 21,957 ▲1.7%
NAFTA 99.79 ▼1.57%
ARI 4,815 ▲2.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,784 ▲ +2.92% ETH $2,130 ▲ +3.44% XRP $1.3550 ▲ +2.89% SOL $83.4300 ▲ +2.96%
S&P 500 6,605 ▲1.17 % DOW 46,791 ▲0.97 % NASDAQ 21,957 ▲1.7 % NAFTA 99.79 ▼1.57 % ARI 4,815 ▲2.91 % S&P 500 6,605 ▲1.17 % DOW 46,791 ▲0.97 % NASDAQ 21,957 ▲1.7 % NAFTA 99.79 ▼1.57 % ARI 4,815 ▲2.91 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Të bërit biznes në Shqipëri – Sipas BB, që nga 2006, progresi jo i qendrueshëm

Vjeshta është sezoni i një sërë raportesh nga organizmat ndërkombëtarë. Një prej tyre, ai i “Doing Business” nga ana e Bankës Botërore shërben edhe si referencë për çdo raport tjetër që vijon, por edhe si referenca kryesore e investitorëve të huaj të cilët kanë interes për të investuar në Shqipëri apo rajon.

Banka Botërore e publikon një raport të tillë që prej vitit 2006, dhe që prej asaj kohe, Shqipëria ka njohur shumë ulje-ngritje në raport. Këto ulje-ngritje janë bërë edhe objekt kryesor i politikës së ditës. Gjithsesi, që prej vitit 2006, kur edhe filloi publikimi i raportit, vendi ynë është rritur ndjeshëm në renditje, nga vendi i 117-të, në vendin e 63-të në raportin e vitit 2019.

Viti me performancën më të keqe është 2008-kur, Shqipëria zbriste në vendin e 136-të. Viti pasardhës është ai me ngritjen më të madhe në renditje, në të 86-tin, dhe më pas pasojnë 5 vite në rënie, deri në 2013. Ulje-ngritjet ndërkohë kanë vazhduar edhe përgjatë 2013-ës, gjë që tregon se vendi ynë nuk ka aspak një progres të qëndrueshëm në drejtim të të lehtësuarit në të bërin biznes. Në pritje të raportit të ri që del pas pak javësh, vetëm pamja e grafikut në fjalë mjafton për reflektim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.