Kronika

Të dielën kthehet ora verore, akrepat shkojnë 60 minuta përpara

Java e fundit e marsit sjell me vete edhe ndryshimin e orës, ose spostimin me një orë përpara të akrepave të saj.

Në natën mes të shtunës 25 mars dhe të dielës 26, ora do të shkojë 60 minuta përpara.

Në këmbim të një ore gjumë më pak do të kemi një orë më shumë dritë. Momenti zyrtar i ndërrimit të orës është pikërisht në orë 02:00, atëherë kur akrepat kalojnë 60 minuta para duke shënuar 03:00.

Ekspertët thonë se ndryshimi do të na bëjë të ndjehemi pak më përgjumësh, të lodhur e disi të irrituar para se të mësohemi me ritmin e ri.

Që prej vitit 1981 u vendos ndryshimi i orës, që përfshin të gjithë Evropën, ku në shumë shtete të saj, akrepat e orës lëvizin 60 minuta përpara.

Norma evropiane përcakton në mënyre të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur ato shkojnë 1 ore pas.

Ndryshimet bëhen të dielën e fundit të muajit marsit dhe të dielën e fundit të tetor. Këtë vit ora dimërore kthehet në 28 tetor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button