Ekonomia

Të gjitha pagat të taksohen? Braçe sfidon Ahmetajn

Propozimi i ministrit të Financave, Arben Ahmetaj për të taksuar pagat e ulëta ka hasur në kundërshtim të fortë brenda mazhorancës. Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Brace deklaroi se nuk ka një nismë konkrete për këtë gjë dhe e ka sfiduar ministrin që ta sjell propozimin e tij në formën e një drafti por duke iu përgjigjur se nuk do ta miratojë gjithësesi. Sipas Braçes qeveria duhet të mbrojë shtresat e ulëta dhe të mesme.

‘Pranë komisionit nuk ka asnjë propozim të tillë të ardhur nga qeveria dhe me thënë të drejtën unë e sfidojë Ministrin ta sjelli këtë propozim në rast se e ka seriozisht që të propozojë të taksoj pagat nën 30 mijë lek. Ky vend në kushtet në të cilët ndodhet pra në kushtet kur kemi nevojë për punën, kur krahu i lirë i punës edhe ekziston por në kushtet kur duhet të jetë i kualifikuar nuk ekziston dhe mezi gjëndet dhe për punë të tilla si traktorist.Në kushtet kur ne jemi edhe nën faktin e migracionit unë mendoj se pagat e vogla por jo vetëm dhe ato të mesme duhet të mbrohen.Përsa kohë një pagë 22 mijë lek në muaj,një pagë 25 mijë lek në muaj apo ajo deri në 30 mijë lek apo 40 mijë lek përbëjnë të ardhurat kryesore të vetme të një familje pa asnjë diskutim ato duhet të jenë të ardhura të mbrojtura.’- u shpreh Brace.

Në të kundërt me ministrin Arben Ahmetaj deputeti socialist Erion Braçe deklaroi se do ti shkoj deri në fund nismës për rritjen e fashës së pagave që nuk tatohen.

I shkoj deri në fund propozimit jo vetëm timit por dhe te disa kolegeve që mbronin për një dysheme të re për të mbrojtur punën sepse këto janë të ardhura  nga puna.Kur të bëhet diskutimi nene për nen po prap do të mbaj këtë qëndrim.’ -theksoi Brace

Aktualisht numri i të punësuarve me pagë të deklaruar deri në 30 mijë lekë arrin në 388 mijë. Nëse merret në konsideratë shkalla më e ulët e propozuar nga ministri i Financave për një taksim prej 1,5% të pagës, çdo i punësuar do të duhet të paguajë nga 360 lekë deri në 450 lekë më shumë në muaj si tatim mbi të ardhurat personale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button