Sporti

Të hënën hapen aplikinet për bileta. Si mund ta ndiqni europianin në Francë

Nga e hëna të gjithë tifozët do të kenë mundësi të aplikojnë për bileta. Aplikimi do bëhet në faqen zyrtare të saj, në mënyrë që të evitohen edhe abuzimet. Aty duhen plotësuar edhe kushtet e kërkuara. Ndërkohë, për të aplikuar për biletë, do jetë e mundur duke filluar që nga 14 dhjetori dhe do jetë e hapur deri në fund të janarit.
Kushti
Aplikimi do të bëhet vetëm për tifozët e ekipit respektiv. Pra, të gjithë personat që do të ndjekin ndeshjet e Shqipërisë, kanë si kusht që të kenë pasaportë shqiptare, ose të jenë rezidentë në këtë vend. “Panorama Sport” shkruan se kjo shfaq një pengesë të madhe për shqiptarët e Kosovës, të cilët mund të mos kenë as pasaportë dhe as vendqëndrimin.
Etapat
Çdo person në hapin e parë do të bëjë kërkesën nëpërmjet aplikacionit që do të ofrohet në faqen zyrtare të UEFA-s. Do të selektohet ndeshja për të cilën dëshiron të ketë biletë, do të paraqitet fakti nëse ka pasaportën shqiptare apo është rezident në vendin tonë dhe duhet të ketë një llogari bankare në internet ose kartë krediti, me mjaftueshëm financa sa për të blerë biletën. Etapa e dytë lidhet me konfirmimin, ku UEFA dërgon një e-mail për të sqaruar se ka marrë kërkesën e personit. Ndërsa etapa e tretë, është përgjigjja mbi biletën. Secili prej aplikuesve do të marrë një tjetër e-mail nga UEFA, brenda muajit shkurt të vitit 2015, prej të cilit konfirmohet që i është prenotuar bileta, ose që nuk ka qenë i përzgjedhur për të ndjekur ndeshjen.
Kriteret
Një person nuk mund të marrë dot më shumë se katër bileta përgjatë gjithë kompeticionit. Ai mund të selektojë të tria ndeshjet e grupit të Shqipërisë, për të cilat dëshiron të jetë në stadium. Por, mund të prenotojë edhe biletë për raundin e 1/16-ve me kusht nëse do të jetë kombëtarja e drejtuar nga De Biazi. Në rast se ajo nuk ia del që të kalojë fazën e grupeve, atëherë tifozit i anulohet bileta dhe i kthehen në llogari paratë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button