Politika

Të hënën seanca për arrestimin e Berishës, Baçi: S’kemi thirr protesta, po dalin vetë

Të hënën, kur do të jetë edhe seanca e votimit për heqjen e imunitetit të Sali Berishës për t í hapur rrugë arrestimit të tij, do të nisë edhe mosbindja civile e opozitës. Deputeti demokrat Luan Baçi deklaroi në studion e Ditarit, se këto protesta nuk kanë lidhje me Berishën, por me të drejtat e mohuara të opozitës. Sipas tij mosbindja civile është përgjigje e sjelljes së mazhorancës.

“Një ditë protestat duhet të fillonin dhe qytetarët të reagonin. Nuk janë kërkesa të opozitës por janë të drejta të mohuara si komisionet hetimore parlamentare. Nëse këto do të jenë në rend dite nuk do të ketë asnjë problem në parlament. Nëse mazhoranca  do të vazhdojë me këtë bllokim që i ka bërë parlamenti, mazhoranca e ka bllokuar. Ne i përgjigjemi sjelljes së mazhorancës. Kemi pranuar një qeveri me vota të vjedhura dhe nuk kemi çfarë bëjmë, por kushtetuta parashikon disa të drejta për deputetët e opozitës që mazhoranca na i ka mohuar, duke shkelur rregulloren e kushtetutën. Jemi të detyruar t’i përgjigjemi me një formë tjetër. Dy janë opsionet ose të bojkotojmë parlamenti ose të përballemi me forma të ndryshme. Kjo nuk është dhunë, ne i përgjigjemi bllokimit, dhunë po bën mazhoranca. Mosbindjen civile e kanë filluar deputetët, nuk lejojmë seanca të rregullta deri sa të mos na mohohen të drejtat tona”, tha ai.

Gatishmërinë e Policisë ditën e hënë, Baçi e cilëson një lojë të pistë për të frikësuar njerëzit.

“Nuk mund të marrim përsipër ata qytetarë e demokratë që kanë dëshirë dhe duan të jenë pjesë e mbështetjes. Nuk kemi thirrur asnjë. Berisha nuk ka qenë dakord që në këtë ditë të nisnin protestat. Policia është mirë të merret me gangsterët e banditët që kryejnë vrasje në burgje të sigurisë së lartë dhe jo me demokratët e qytetarët e ndershëm që e ndihmojnë policinë dhe jo të japin lajme sensacionale. E bëjnë për të frikësuar njerëzit. Është lojë e pistë e policisë. Nëse shpallin gatishmëri të lartë, ku ka qytetarë në mbështetje të deputetëve për mohimin e të drejtave të tyre”.

Ai e cilëson SPAK-un të motivuar politikisht për çështjen Berisha. Baçi theksoi se deputetët demokratë ndjehen të dhunuar si përfaqësues të popullit opozitar dhe i bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen mosbindjes civile.

“Berisha e ka deklaruar se do ta votojë edhe vetë. SPAK i motivuar politikisht  për këtë. Unë beso që qytetarët e ndershëm gjithmonë reagojnë ndaj padrejtësisë. Padashje SPAK bën një reagim.  Kur i bëhet Sali Berishës padrejtësi mendo se çfarë i bëhet një qytetari të thjeshtë nga kjo drejtësi e reformuar, që përdor standard të dyfishtë. Herën e parë kanë shkelur kushtetutën. Ndjehemi të dhunuar të ofenduar si përfaqësues të popullit opozitar dhe një kryeministër që nuk do t’ia dijë më për kushtetutën. Kjo është arsyeja që kemi thënë mosbindje civile dhe i bëj thirrje qytetarëve, mediave t’i bashkangjiten kësaj mosbindjeje civile se radha vazhdon edhe për të tjerët”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button