☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 22 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 75.79 ▼0.08%
ARI 4,196 ▼1.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
₿ CRYPTO
BTC $64,156 ▼ -0.43% ETH $1,734 ▼ -0.28% XRP $1.1333 ▼ -1.41% SOL $73.6600 ▼ -0.07%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 75.79 ▼0.08 % ARI 4,196 ▼1.18 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 75.79 ▼0.08 % ARI 4,196 ▼1.18 %
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
22 Jun 2026
Breaking
Kronika

Telefonata që zbuloi se ku ndodhej biznesmeni i kokainës mes bananeve

 

Vendndodhja e Arbër Çekajt në Gjermani u zbulua pas një telefonate që ai i bëri familjes së tij këtu nëTiranë.

Burime të Report TV nga Interpoli thanë se ranë në gjurmë të Arbër Çekajt rreth 20 ditë më parë. Çekaj telefonoi familjen e tij nëpërmjet rrjeteve sociale.Ai i ndërronte shpesh numrat e celularit, por në këtë rast nuk e beri. Policia Shqiptare, e cila po përgjonte familjen e Arbër Çekajt në kryeqytet, i çoi të dhënat e kësaj telefonate tek autoritetet gjermane. Këto të fundit nëpërmjet kodit “IMEI”, arritën të gjenin vendin ku ishte Arbër Çekaj bashkë me bashkëshorten e tij, në një krahinë të Dyserdolfit.

Pikërisht ky “gabim” bëri që të arrestohej pronari i kompanisë ‘Arbi Garden’, ku në kontenierin e ardhur nga Ekuadori u gjetën 613 kg kokainë.

Për të identifikuar Çekajn, në Gjermani kanë shkuar edhe dy oficerë të Krimeve të Rënda, të cilët kanë konfirmuar se bëhej fjalë për personin kryesor të shpallur në kërkim, për sasinë prej 613 kg kokainë të zbuluar në Maminas në 28 shkurt.

Në Gjermani, Arbër Çekaj mbante një dokument identifikimi me mbiemrin e bashkëshortes së tij, Jansen. Me këtë dokument ai ka udhëtuar edhe drejt Holandës.

Tek autoritetet gjermane tashmë ka mbërritur edhe dosja e Arbër Çekajt dhe pritet që procedura e ekstradimit të zgjasë 40 ditë.

Deri më tani për sasinë prej 613 kg kokainë janë arrestuar Administratori i kompanisë ‘Arbri Garden’, Donaldo Lushaj, dhe shoferi që mori ngarkesën me banane, Armando Pezaku.Kokaina ishte fshehur në një dysheme të dyfishtë brenda kontenierit me banane dhe u zbulua nga skaneri në Portin e Durrësit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.