☁️
Tiranë 11°C · Vranët 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 98.97 ▼1.15%
ARI 4,803 ▼0.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,072 ▼ -0.24% ETH $2,139 ▲ +1.6% XRP $1.3476 ▲ +0.52% SOL $81.1700 ▼ -2.42%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 98.97 ▼1.15 % ARI 4,803 ▼0.21 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 98.97 ▼1.15 % ARI 4,803 ▼0.21 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
02 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Tenderët për karburante, APP u tërheq veshin institucioneve, ndajini në lote, problem marzhet e fitimit

Agjencia e Prokurimit Publik (APP) u ka tërhequr vëmendjen institucioneve lidhur me tenderët e karburanteve. Sipas APP nga monitorimi i procedurave ka rezultuar se institucionet nuk ndajnë lote për llojet e ndryshme të karburanteve duke krijuar kështu ngatërresa me mazhet e fitimit. “Nga   monitorimi i Sistemit të Prokurimit Elektronik kohët e fundit është konstatuar se autoritetet   kontraktore  zhvillojnë  procedura prokurimi me  objekt:   “Blerje  karburanti”  dhe pavarësisht faktit  se,  ky objekt  prokurimi përfshin disa  tipe  primare  karburantesh,  siç janë: benzinë , vajguri, diesel,  gasoil, karburant për ngrohje  rezulton që autoritetet kontraktore zhvillojnë  vetëm  një procedurë  prokurimi  për të gjitha llojet e karburanteve” thuhet në shkresën e APP.

Ngatërresa me marzhet e fitimit sipas agjencisë vjen si efekt i paraqitjes së disa ofertave për lloje të ndryshme karburantesh por brenda vetëm një procedure ku mungon ndarja në lote. Kjo është në kundërshtim me vendimin e Këshillit të Ministrave të vitit 2014 ku thihet se operatorë    ekonomikë   duhet  të paraqesin  vetëm  një  ofertë,  me përjashtim  të rasteve kur kërkohen oferta alternative.

“Referuar sa më sipër,  APP tërheq  vëmendjen e autoriteteve kontraktore që për prokurimin e objektit: “Blerje karburanti”  të zhvillojnë  një procedurë  prokurimi të ndarë në lote  dhe në këtë mënyrë operatorët  ekonomikë  do të kenë mundësi  të ofertojnë  për lotin përkatës, ku janë të interesuar të marrin pjesë.

Ndërkohë, në rast se autoriteti kontraktor  do të zhvillojë vetëm një procedurë prokurimi ku përfshihen më shume  se një tip karburanti,  atëherë  operatoret  ekonomikë duhet të paraqesin vetëm një marzh fitimi, si pjesë të ofertës së tyre” nënvizon Agjencia e Prokurimit Publik.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.