☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 20 March 2026
S&P 500 6,606 ▼0.27%
DOW 46,021 ▼0.44%
NASDAQ 22,091 ▼0.28%
NAFTA 94.15 ▼1.47%
ARI 4,663 ▲1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $70,409 ▼ -0.85% ETH $2,152 ▼ -1.79% XRP $1.4538 ▼ -0.38% SOL $89.5600 ▼ -0.56%
S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 94.15 ▼1.47 % ARI 4,663 ▲1.25 % S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 94.15 ▼1.47 % ARI 4,663 ▲1.25 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Maqedonia

Tensionet Serbi-Maqedoni, Brnabiç e Zaev përpiqen “të ftohin gjakrat”, ftesë për në Beograd

Takimi rajonal i Durrësit hodhi një tjetër hap përpara drejt afrimit ekonomik të vendeve të Ballkanit. Në eventin e mikpritur prej kryeministrit shqiptar, Edi Rama, udhëheqësit ranë dakord për angazhime maksimale në realizimin e projekteve të “Procesit të Berlinit”.
Por, takimi shërbeu edhe si shkëndijë për një tjetër zhvillim pozitiv: kryeministrja serbe, Ana Brnabiç ftoi homologun e saj maqedonas, Zoran Zaev, për vizitë në Beograd në muajin nëntor.
Ndalesa e tij, – thotë agjencia e lajmeve “MIA”, – do të përdoret për një takim të përbashkët të përfaqësueve nga qeveritë e të dy vendeve.
Ftesa vjen në mesin e tensioneve që shkaktoi tërheqja e të gjithë stafit të Ambasadës serbe në Shkup.
Deklarata e Zaevit pas incidentit, që e la pa fjalë ekzekutivin maqedonas, ishte në tone mjaft paqësore, e pas ngjarjes për të cilën nuk u dha një shpjegim zyrtar, nuk vonoi shumë dhe përpjekjet për normalizimin e gjendjes nisën, fillimisht me një telefonatë mes tij dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.
Që të dy udhëheqësit ranë dakord që mosmarrëveshjet të zgjidhjen përmes dialogut, e të ketë promovim të marrëdhënieve miqësore dhe thellim të bashkëpunimit ekonomik.
Të premten, edhe ministrat e Jashtëm të Serbisë e Maqedonisë, Ivica Daçiç e Nikola Dimitrov, u takuan në Nish për të diskutuar çështjet e inteligjencës që nxitën tërheqjen e personelit diplomatik serb, e u zotuan të punojnë për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe.
Lëvizja e Beogradit, megjithatë ka lënë shumë pyetje pa përgjigje. Teksa Serbia hesht mbi arsyet e këtij vendimi, analistë të ndryshëm në Shkup mendojnë se, përmes gjestit të pashembullt, ajo thjesht po përpiqet të maskojë përzierjen e agjentit të vet në trazirat e 27 prillit në Parlamentin maqedonas.
Dy ditë më parë, raportuesi i Maqedonisë në PE, Ivo Vajgl ngriti shqetësimin se, tensionet në Ballkan mund të provohen të dëmshme për rajonin dhe perspektiven e tij të anëtarësimit në BE.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.