☁️
Tiranë 20°C · Vranët 09 Tetor 2026
S&P 500 7,805 ▲0.51%
DOW 51,599 ▲0.72%
NASDAQ 27,332 ▲0.51%
NAFTA 91.29 ▼0.22%
ARI 4,215 ▲1.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $82,584 ▲ +2.42% ETH $2,485 ▲ +2.89% XRP $1.3831 ▲ +4.01% SOL $109.4900 ▲ +2.51%
S&P 500 7,805 ▲0.51 % DOW 51,599 ▲0.72 % NASDAQ 27,332 ▲0.51 % NAFTA 91.29 ▼0.22 % ARI 4,215 ▲1.4 % S&P 500 7,805 ▲0.51 % DOW 51,599 ▲0.72 % NASDAQ 27,332 ▲0.51 % NAFTA 91.29 ▼0.22 % ARI 4,215 ▲1.4 %
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
09 Tet 2026
Breaking
Kronika

Tentoi t’i përplasë me makinë, policia plagos me armë 23-vjeçarin në Mamurras

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë, më 19 maj, në Mamurras, ku një person ka mbetur i plagosur pas një operacioni policor për arrestimin e tij.

Gazetari i Klan News Martin Marku bën me dije se ndërsa i riu ishte në ndjekje nga forcat policore, ka qenë i armatosur dhe ka tentuar të përplasë automjetin e tyre, të cilët janë përgjigjur e shkëmbim zjarri.

“Në vijim të operacioneve të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, të realizuara pas shkëmbimit të informacioneve dhe koordinimit të veprimeve operacionale me partnerët ndërkombëtarë, me qëllim kapjen e shtetasve në kërkim, është administruar informacion për vendndodhjen e shtetasit të shpallur në kërkim L.D, 23 vjeç, lindur në Mamurras, i dënuar me 7 vjet burgim nga Gjykata e Trentos, për tentativë vrasjeje.

Gjatë operacionit për kapjen e të kërkuarit, në momentin e ndërhyrjes, në një karburant në aksin rrugor ‘Mamurras–Laç’, 23-vjeçari, që shoqërohej nga shtetasi A. F, dhe lëvizte me automjet, sapo ka konstatuar efektivët, ka tentuar t’i përplasë me automjet, duke u rrezikuar jetën, si dhe personi shoqërues iu ka drejtuar armën e zjarrit pistoletë, shërbimeve të Policisë.”, kanë bërë me dije uniformat blu.

I plagosuri është dërguar fillimisht në spitalin e Kurbinit, e më pas është transferuar te Trauma në Tiranë.

Pas ngjarjes, u arrestua në flagrancë edhe shtetasi me inicialet A. F., 28 vjeç, që shoqëronte shtetasin në kërkim. Gjithashtu, është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë.


Kjo ngjarje të sjell ndërmend atë të së shtunës, ku një 44-vjeçar në Durrës gjithashtu përplasi një automjet policie që ishte vënë në ndjekje të tij.

Pas ndalimit, ai rezultoi se e drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe u vu në pranga, pasi testi i alkoolit tregoi një nivel prej 1.41 mg/l (Lexo më shumë).

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.