☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 29 May 2026
S&P 500 7,590 ▲0.35%
DOW 51,062 ▲0.78%
NASDAQ 27,004 ▲0.32%
NAFTA 86.94 ▼2.2%
ARI 4,613 ▲1.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1643 EUR/GBP 0.8667 EUR/CHF 0.9143 EUR/ALL 95.4658 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 53.4504 EUR/JPY 185.49 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1643 EUR/GBP 0.8667 EUR/CHF 0.9143 EUR/ALL 95.4658 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 53.4504 EUR/JPY 185.49 EUR/CAD 1.6074
₿ CRYPTO
BTC $74,182 ▲ +1.72% ETH $2,045 ▲ +2.73% XRP $1.3332 ▲ +2.18% SOL $83.2000 ▲ +2.69%
S&P 500 7,590 ▲0.35 % DOW 51,062 ▲0.78 % NASDAQ 27,004 ▲0.32 % NAFTA 86.94 ▼2.2 % ARI 4,613 ▲1.79 % S&P 500 7,590 ▲0.35 % DOW 51,062 ▲0.78 % NASDAQ 27,004 ▲0.32 % NAFTA 86.94 ▼2.2 % ARI 4,613 ▲1.79 %
EUR/USD 1.1643 EUR/GBP 0.8667 EUR/CHF 0.9143 EUR/ALL 95.4658 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 53.4504 EUR/JPY 185.49 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1643 EUR/GBP 0.8667 EUR/CHF 0.9143 EUR/ALL 95.4658 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 53.4504 EUR/JPY 185.49 EUR/CAD 1.6074
29 May 2026
Breaking
Kronika

Terapia hormonale për personat transgjinorë, reagon Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë

Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë, VUSH ka reaguar lidhur me terapinë hormonale të personave transgjinorë që do të kryhet në shërbimin publik shëndetësor në vend. VUSH në reagim thekson se ata kanë familjen në qendër të besimit dhe të vlerave biblike.

Më tej ata theksojnë se besojnë se mbrojtja e familjes, tradita dhe legjislacioni shqiptar, mbetet një vlerë themelore për shoqërinë. VUSH shton se janë të shqetësuar pasi sipas tyre familja tradicionale po cenohet përmes nismave dhe këtyre zhvillimeve të fundit.

Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë ndër të tjera u shpreh se nuk mbështet asnjë vepër e cila cënon zhvillimin dhe mirëqeverisjen e Institucionit Themelor të Shoqërisë Njerëzore në kombin shqiptar.

“Si Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë jemi duke ndjekur zhvillimet mbi barazinë gjinore dhe së fundmi me terapinë që pritet të lejohet pranë QSUT-së. Ne kemi familjen në qendër të besimit tonë dhe të vlerave biblike që përfaqësojmë. Besojmë se mbrojtja e familjes, siç e njeh Bibla, tradita dhe legjislacioni shqiptar, mbetet një vlerë themelore për shoqërinë tonë.

Shkrimi i Shenjtë i Krishterë mëson se ekziston vetëm një Zot që është Krijuesi dhe Zot i të gjithëve. Asnjë nuk mund ta njohë veten pa e njohur me të vërtetë Atë që na krijoi. Identiteti ynë i vërtetë, si meshkuj dhe femra, është dhënë nga Zoti. Nuk është vetëm marrëzi, por është dhe e pashpresë, të përpiqemi ta bëjmë veten ashtu siç Zoti nuk na krijoi që të jemi. Ne theksojmë se jemi plotësisht në mbështetje të barazisë dhe dinjitetit të çdo qenieje njerëzore, si burra dhe gra, të krijuar në shëmbëlltyrën e Perëndisë.

Ne ndajmë shqetësimin se familja tradicionale po cenohet përmes nismave dhe këtyre zhvillimeve të fundit. Qëndrimi pro familjes, mbështetja për vlerat e familjes tradicionale, burrë dhe grua, siç e njeh edhe Kodi i Familjes i Republikës së Shqipërisë, i jep të drejtën çdo qytetari shqiptar për t’i artikuluar dhe mbrojtur këto qëndrime publikisht.

Pastor Akil Pano ka qenë një zë i njohur në mbështetje të familjes tradicionale dhe vlerave të saj, duke kontribuar prej vitesh në jetën shpirtërore, sociale dhe komunitare. Ne shprehim mbështetjen tonë për Pastor Akil Pano dhe familjen e tij, përballë gjuhës së rënduar publike, sulmeve personale dhe përpjekjeve për stigmatizim, që cenojnë individin, por edhe çdo pastor ose klerik që ushtron detyrën e tij.

Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë nuk mbështet asnjë vepër e cila cënon zhvillimin dhe mirëqeverisjen e Institucionit Themelor të Shoqërisë Njerëzore në kombin tonë Shqiptar.

Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë kundërshton çdo propagandë e cila po tenton dhe manifeston në forma te ndryshme të denigrojë dhe shkatërrojë institucionin e familjes në kombin tonë.

I bëjmë thirrje opinionit publik që të ruajë maturinë, respektin dhe përgjegjësinë në komunikim, duke mbrojtur dinjitetin e familjes, rolin e pastorit në shoqëri dhe të drejtën e secilit për të shprehur bindjet e veta në paqe dhe dinjitet”, thuhet në njoftim.

Për herë të parë në shërbimin publik shëndetësor në vend, do të kryhet terapia hormonale e personave transgjinorë. Udhëzimi i Ministrisë së Shëndetësisë përcakton kriteret mjekësore, procedurat klinike dhe monitorimin për terapinë hormonale, e cila do të ofrohet në QSUT dhe do të mbulohet nga fondet publike.

Protokolli parashikon trajtim për të rriturit dhe, por edhe për adoleshentët nga 16 vjeç kur vlerësohet nga mjeket edhe ka miratimin e familjes.

Urdhëri i Ministrisë së Shëndetësisë, i miratuar më 28 prill dhe firmosur nga zv. ministrja Eugena Tomnini, synon t’i japë zgjidhje kësaj situate.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.