🌤️
Tiranë 10°C · Kryesisht kthjellët 13 Tetor 2026
S&P 500 7,805 ▼0.02%
DOW 51,670 ▼0.35%
NASDAQ 27,204 ▼0.15%
NAFTA 94.68 ▲1%
ARI 4,186 ▼0.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
₿ CRYPTO
BTC $83,247 ▲ +0.3% ETH $2,508 ▼ -0.63% XRP $1.3729 ▲ +0.27% SOL $107.3300 ▼ -1.23%
S&P 500 7,805 ▼0.02 % DOW 51,670 ▼0.35 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 94.68 ▲1 % ARI 4,186 ▼0.11 % S&P 500 7,805 ▼0.02 % DOW 51,670 ▼0.35 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 94.68 ▲1 % ARI 4,186 ▼0.11 %
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
13 Tet 2026
Breaking
Kronika

Vrau gruan dhe fshehu trupin në papafingo, gjykata e Athinës dënon me burgim të përjetshëm për shqiptarin

Gjykata e Athinës, ka dënuar me burgim të përjetshëm këtë të premte, 29 maj, 39-vjeçarin shqiptar, K.Cenko, i cili akuzohet se vrau bashkëshorten e tij, Alba Cenkon.

Gjithashtu, 39-vjeçari do të vuajë dhe dy vite e gjashtë muaj heqje lirie për mbajtje dhe përdorim armësh pa leje.

Cenko u shpall fajtor për akuzën vrasje me dashje, me shumicë votash 6-1, por një prej anëtarëve argumentoi se krimi mund të ketë ardhur si pasojë e një shpërthimi emocional, gjë që nuk u pranua.

Kutjojmë se ngjarja e rëndë ndodhi më 29 nëntor 2024, në Athinë, Greqi.

Cenko e ka vrarë gruan e tij me çekiç dhe më pas e ka mbytur me kabllon e karikuesit celular. Më pasi, ai e ka vendosur në dollapin e dhomës së gjumit, teksa fëmijët e çiftit, 9 dhe 12 vjeç, ishin në gjumë. Për ta fshehur krimin e rëndë nga fëmijët, ai ka thënë se i ka çuar ata në shtëpinë e të vëllait që të ishte vetëm në shtëpi. Më pas, ai e ka fshehur trupin e gruas për një javë rresht në papafingo.

Skenari ka vijuar më tej, teksa i ka dërguar mesazhe djalit të tyre ku i është paraqitur si e ëma e fëmijës. Autori duke pretenduar se është gruaja e tij 32-vjeçare, i ka shkruar djalit të tyre se është larguar nga shtëpia dhe u ka kërkuar që të dëgjonin babain e tyre.

Cenko ka pretenduar para bluve se e ka kryer krimin pasi gruaja e tij i ka thënë se do të largohej me djalin e madh, për të cilin i ka deklaruar se nuk është fëmija e tij.

Në përditësim…

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.