Ekonomia

Tërmeti/ Balluku: Infrastruktura në të gjithë sektorët në funksion të plotë

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka zhvilluar sot mbledhje të posaçme me specialistë dhe inxhinierë nga Instituti i Ndërtimit, ku dhe u diskutua për masat e marra në përballimin e situatës pas tërmetit të së shtunës, që shkaktoi frikë dhe panik tek qytetarët.

Balluku tha se qeveria shqiptare ka përballuar me profesionalizëm gjendjen emergjente, e cila u krijua fundjavën që lamë pas. Gjithashtu ministrja bëri dhe një bilanc të përgjithshëm, ndërsa shtoi se të gjitha akset rrugore në vend janë të aksesueshme, përfshirë edhe zonat ku aktiviteti sizmik ishte i lartë.

“Ministria e Infrastrukturës deklaron se të gjitha akset rrugore janë  të aksesueshëm, përfshirë edhe ato zona që u prekën nga tërmeti i 21 shtatorit. Ujësjellësat janë të gjithë funksionalë. Portet dhe aeroportet e Shqipërisë kryejnë funksionet me normalitet të plotë. Kryeministri Rama ka treguar së bashku me qeverinë e tij se ka aftësi manaxheriale si ai dhe qeveri jonë dhe kemi performuar në mënyrën më të mirë dhe sot po marrim masa  për zgjidhjen e situatës. Kryeministri Rama ka menaxhuar më së miri këtë emergjencë civile. Aktet e verifikimit duhen mbyllur sa më shpejt për 500 ndertesat e deklaruara me pasoja nga termeti e me pas të vazhdojmë me aktet e vlerësimit Jemi me fat sepse nuk kishte viktima. Kemi kërkuar ndihmën e inxhinierëve të nderuar”-tha Balluku.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button