Kosova

Thaçi: BE po vonohet

Pas kryeministrit shqiptar Edi Rama, edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi deklaron se mungesa e një perspektivë të anëtarësimit do të ketë pasoja.

Nëse Bashkimi Europian e lë jashtë Kosovën atëherë të gjithë shqiptarët në rajon do të jetojnë në një hapësirë të vetme, u shpreh Thaçi për Radion Europa e Lirë.

Reagimi i tij pasoi pohimet e Ramës për Politico-n se bashkimi i Shqipërisë me Kosovën nuk mund të përjashtohet nëse perspektiva për anëtarësimin e Ballkanit në BE venitet.

“Bashkimi Evropian, aktualisht as në raport me Kosovën dhe as me Ballkanin Perëndimor, nuk ka as vizion dhe as lidership për integrimin apo zgjerimin me përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Këtë vonesë, këtë ngurtësi, e këtë mungesë largpamësie  për fat të keq janë duke e shfrytëzuar ideologji dhe vende joeuropiane dhe të frymës e vizionit jo euroatlantik”, është shprehur Thaçi.

Qytetarët janë të frustruar me BE-në, mungesën e fleksibilitetit dhe bllokadën e saj, vazhdon Thaçi, si dhe me ndëshkimin që po u bëhet për procesin e liberalizimit të vizave, në një kohë kur Kosova i ka përmbyllur të gjitha kriteret e nevojshme .

“Natyrisht, atë që e kam thënë edhe në vitin 2013 e them edhe tani, nëse Bashkimi Evropian e mbyll derën për Kosovën, të gjithë shqiptarët në rajon do të jetojnë në një hapësirë të vetme për t’u integruar pastaj tutje në familjen evropiane”, shtoi ai. ne intervisten e tij per “Politico”, Edi Rama paralajmeronte se  “Europa mund të përballet me një makth te vertet” nëse vendet e Ballkanit “çmenden” si pasojë e nxjerrjes së zgjerimit jashtë agjendës së BE-së.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button