🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,223 ▲ +0.92% ETH $2,052 ▲ +0.27% XRP $1.3106 ▼ -0.52% SOL $80.1100 ▲ +0.83%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Politika

“The Economist”: PS shpreson mandatin e dytë, bojkoti i PD zvarrit reformat

Revista prestigjioze britanike “The Economist” në një shkrim me titull “Tirana po fluturon”, flet për përpjekjet e kryebashkiakut Erion Veliaj për transformimin e thellë të kryeqytetit, politikën që e cilëson po aq të piste dhe tradicionale, flet për besimin qe ka PS për një mandat dhe dyte dhe për opozitën që me bojkotin e Kuvendit po zvarrit reformat.

Duke evidentuar inaugurimin ditën e sotme të Pazarit të Ri, revista e njohur thekson se Tirana nga një qytet dikur i përgjumur, tashmë është duke u shndërruar në një qytet të hijshëm europian.

“Modernizimi i një kryeqyteti të vogël ballkanik, dikur i përgjumur, i ngjashëm me një fshat tani ka futur marshin më të lartë. Sot do të inaugurohet markata e re i modernizuar, e cila ka zëvendësuar tregun e vjetër e të shkatërruar. Kjo markatë është pjesë e Planit të Përgjithshëm të Zhvillimit, nën mbikëqyrjen e kryebashkiakut të ri të qytetit, Erion Veliaj. Sheshi “Skënderbej” në qendër të Tiranës është duke u kthyer në një zonë të madhe pedonale, për të cilët punëtorët janë duke punuar ngutshëm që ta përfundojnë deri  në Maj. Bulevardi i Ri do të jetë gati në Qershor, pikërisht në kohë për zgjedhjet e përgjithshme”, theksohet në shkrimin e “The Economist”.

Mes të tjerave, “The Economist” thekson se “socialistët në pushtet të z. Veliaj, shpresojnë që projekti do të ndihmojë për të bindur votuesit që t’u japin atyre një mandat të dytë qeverisës. Opozita ka bojkotuar parlamentin, duke zvarritur në këtë mënyrë reformat vendimtare në drejtësi. Në Shqipëri ka një përplasje mes të resë dhe të vjetrës: Tirana është duke u shndërruar në një qytet të hijshëm europian, por politika e vendit ka mbetur si gjithmonë po aq e pisët dhe tradicionale si përherë”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.