☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.55 ▲0.4%
ARI 4,214 ▼1.68%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,678 ▼ -2.39% ETH $1,639 ▼ -2.49% XRP $1.1177 ▼ -4.66% SOL $64.5200 ▼ -3.56%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.55 ▲0.4 % ARI 4,214 ▼1.68 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.55 ▲0.4 % ARI 4,214 ▼1.68 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Kronika

THELLOHET SKANDALI/ Adriatik Llalla, si e shiti për 250 mijë euro, ullishtën që ia mori vrasësit për 1.5 milionë lekë (DOKUMENTI)

Thellohet skandali me pronat i ish Kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Një dokument zyrtar i cili publikohet për herë të parë nga “Alpenews.al” hedh dritë gjithnjë e më të plotë mbi mekanizmin e errët mbi të cilën është vënë pasuria e ish kreut të organit të akuzës shqiptare.

Sipas tij, Llalla figuron që të ketë blerë me çmimi krejt minimale, jashtë çdo logjike tregu prona të patundshme, duke i rivlerësuar më pas ato dhe duke i shitur me çmime disa fish më të larta se ajo fillestare. Çmime këto që më pas janë deklaruar si të ardhura të ligjshme, sipas një formule që ekspertët e antikrimit ekonomik e cilësojnë si tipike për një skemë të pastrimit të parave të psita që mund të kenë rrjedhur nga korrupsioni.

Muajin e kaluar sekretari amerikan i shtetit Rex Tillerson firmosi vendimi për ti ndaluar hyrjen në SHBA të z. Llalla, bashkëshortes dhe dy fëmijëve të tyre më të mëdhenj me motivacionin për përfshirje në raste madhore korrupsioni gjatë kohës së ushtrimit të detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë.

Sot Alpenews.al botoi të plotë Kontratën e shitjes dhe Çertifikatën e vërtetimit të pronësisë së Adriatik Llallës mbi një ullishte me sipërfaqe 3 000 metra katrorë në periferinë e Tiranës në një zonë shumë të lakmuar.

Këtë pronë të patundshme ish Kryeprokurori i Republikës ia ka marë një vrasësi për 1.5 milionë lekë ose me një çmim qesharak prej 500 lekësh pë metër katrorë. Shitësi është Eduart Enver Dushku, 42 vjeç nga Sauku i Tiranës i arrestuar të enjten e kaluar më 1 mars 2018 gjatë operacionit policor me emrin e koduar “Përsëritësi”. Dushku sipas policisë eshte nje person shume problematik dhe ne kartelen e tij figurojne nje liste e gjate akuzash te bera nder vite si vrasje, plagosje, armembajtje pa leje, dhune, shkaterrim prone, perdorim lendesh eksplozive, etj.

Por pa kaluar pak kohë ullishta prej 3 000 metër katrorë e marë “për një copë bukë” nga Kryeprokurori i Shqipërisë është rishitur me një çmim 22.6 herë më të lartë, biznesmenit Ardian Beshiri, për 249 mijë euro.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.