☁️
Tiranë 11°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 98.69 ▼1.43%
ARI 4,782 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,117 ▼ -0.12% ETH $2,144 ▲ +2.1% XRP $1.3489 ▲ +0.77% SOL $80.9600 ▼ -2.22%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 98.69 ▼1.43 % ARI 4,782 ▼0.64 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 98.69 ▼1.43 % ARI 4,782 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Sporti

Tifozat kuqezi nuk do të jenë prezent në ndeshjen Kosovë-Shqipëri

Grupimi “Kuq e zi” i tifozëve të Kombëtares Shqiptare, nuk do të jenë prezent në shkallët e stadiumit të Prishtinës të premten, gjatë ndeshjes mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Ky vendim vjen për shkak se tifozët e këtij grupi nuk e njohin Kosovën si një përfaqësuese tjetër, por si pjesë e përfaqësueses shqiptare. Ata vlerësojnë se prania në stadium si grupim do të ishte jo e respektueshme karshi bashkë-kombasve të Kosovës.

“Këtë të premte, Kampionet tanë zhvillojnë ndeshjen e parë që pas kualifikimit historik në Kampionatin Evropian “Francë 2016″, në shtëpinë e tyre të dytë, AUTOKTONE, në Prishtinë. Ndeshja do te jetë e karakterit festiv, ndaj një grupimi tjetër të futbollistëve shqiptarë. Që nga themelimi, një ndër misionet bazë të Tifozëve Kuq e Zi ka qenë që Shqiptarët, edhe pse të ndarë në disa shtete, të kenë vetëm një Kombëtare, dhe të përfaqësojnë vetëm një Flamur. Ne vazhdojmë të besojmë në kauzën tonë, dhe për këtë arsye, të Premten nuk do të jemi prezent si grupim në Stadiumin e Prishtinës, por që sigurisht që do të jemi prezent në Prishtinë për festën e madhe. Që nga themelimi dhe deri më sot, ne kemi përkrahur vetëm Kombëtaren Shqiptare dhe skuadrat shqiptare në Evropë. Por asnjëherë të vetme nuk kemi qenë në tribuna, kur në fushë kanë qenë dy skuadra me futbollistë shqiptarë. Dhe me gjithë dëshirën që të jemi prezent, nuk do të mundemi të jemi aty”, thuhet në reagimin e tyre në rrjetin social “Facebook”..

Tifozat Kuq e Zi i bëjnë thirrje te gjithë shqiptarëve në Kosovë, të shfrytëzojnë praninë e Kombëtares në Prishtinë, dhe te festojnë në numër sa më të madh.” Edhe ne si grupim, do te jemi të pranishëm ne Prishtinë, dhe do të festojmë gjithë së bashku ketë arritje historike të Kombëtares tonë. Për fund, Tifozat Kuq e Zi vazhdojnë të besojnë se sot, më shumë se kurrë, janë krijuar kushte që të kemi vetëm një Kombëtare. Ne vazhdojmë të përkrahim ekipet shqiptare të të gjitha trevave që luajnë dhe do të luajnë në arenën ndërkombëtare dhe të mos mbesin të izoluar. Sidoqoftë, në përfaqësimin si Komb, duhet të jemi një dhe vetëm një. Kombëtarja që e kemi tani, është shembulli më i mirë i bashkimit, dhe suksesit. Gëzuar Shqiptarë! Gëzuar Shqipëri Etnike!”, shkruhet në FB nga tifozët e grupimit “Kuq e Zi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.