Sporti

Tirana merr kryesimin e Superiores, mund Egnatian

Java e 11-të e Kategorisë Superiore ka një kryesues të ri. Tirana fiton ndaj Egnatias me shifrat 1-0 dhe merr fitoren e dytë radhazi në kampionat. Miqtë kishin ngritur një mur të pakalueshëm për Xhixhën e Hasanin, dyshen e sulmit që e kishin të vështirë të shkonin te porta e Sherrit, ndërsa Orges Shehi kishte bllokuar mirë pikat e forta të rrogozhiansve, duke luajtur një ndeshje në mbrojtje e me kundërsulme. Pak raste për Tiranën dhe Egnatian në pjesën e parë, me vetëm dy mundësi për t’u përmendur, ai i Redon Xhixhës në minutën e 29-të dhe pas dy minutash ai i Camajt, për Egnatian me atë top të goditur që përfundoi jashtë.

Rikthimet e të dëmtuarve Najdovski, Limaj e Patrick, janë një detaj që nuk mund të anashkalohet. Me organikë të plotë, kampionët në fuqi nisin të vrapojnë dhe të funksionojnë në totalin e gjërave. Në apelin e sulmuesve përgjigjet edhe Patrick, që pas golit të parë me Kukësin, shënon edhe ndaj Egnatias. Braziliani ishte  objekt misterioz në ofensivën kryeqytetase, por duket se tani është futur në efektivitetin e sulmit.

Tirana nuk tërhiqet, përkundrazi, bardheblutë kishin mundësinë të shënonin dhe golin e dytë në minutën e 62′ me Hasanin, por Sheri bllokoi atë tentativë të sulmuesit. Rrogozhinasit do të shënonin me Delarzh në minutën e 74′, por sulmuesi ndodhej në pozicion jashtë loje. Pas dy fitoresh radhazi, Egnatia e Duros mundet dhe për momentin është në vendin e 5-të në kuotën e 15 pikëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button