🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,117 ▲ +0.16% ETH $2,051 ▼ -0.56% XRP $1.3115 ▼ -0.83% SOL $80.2500 ▲ +0.39%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Kronika

Tirana në Ditën e Verës. Koncerte, panaire dhe ëmbëlsira

Dita e Verës ka mbledhur mijëra qytetarë në kryeqytet për të festuar dhe shijuar aktivitete të ndryshme, organizuar nga Bashkia e Tiranës.

Përgjatë gjysmës së Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, në parkun “Rinia”, janë zbavitur fëmijë dhe të rritur, të rinj dhe të moshuar, pasi secili ka gjetur veten në aktivitetet e përgatitura me rastin e festës së verës.

“Po kalojmë shume bukur. Ishim te Pazari i Ri, ishte një mrekulli e vërtetë”, thonë qytetarët.

Festimeve të Ditës së Verës në bulevard i është bashkuar edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj: “Është një moment për të kujtuar që kur ne shqiptarët e ndajmë mendjen për punë, bëjmë gjëra të mrekullueshme, si ajo te Pazari i Ri. Kur e ndajmë mendjen për të bashkëpunuar, bëjmë gjëra të mrekullueshme. Na duhet mendje e hapur dhe e kthjellët që të ecim përpara si komb”.

Në të gjithë rrugët kryesore të Tiranës ka pasur aktivitete muzikore, shoqëruar dhe nga ëmbëlsira tradicionale e kësaj feste, ballokumja, që tregtohej kudo. Në sheshin “Nënë Tereza” është organizuar panari i produkteve artizanale, ndërkohë që edhe në kodrat e Liqenit Artificial ka pasur festime.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.