☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 22 August 2026
S&P 500 7,674 ▲0.43%
DOW 53,277 ▲0.98%
NASDAQ 26,180 ▲0.43%
NAFTA 87.06 ▲0.26%
ARI 4,681 ▲2.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8560 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3287 EUR/TRY 56.1317 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8560 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3287 EUR/TRY 56.1317 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6085
₿ CRYPTO
BTC $77,197 ▲ +0.36% ETH $2,425 ▲ +0.59% XRP $1.4844 ▲ +7.93% SOL $94.1900 ▲ +3.05%
S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 87.06 ▲0.26 % ARI 4,681 ▲2.39 % S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 87.06 ▲0.26 % ARI 4,681 ▲2.39 %
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8560 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3287 EUR/TRY 56.1317 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8560 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3287 EUR/TRY 56.1317 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6085
22 Aug 2026
Breaking
Bota

Tjetër skandal seksual në Partinë Republikane, dorëhiqet Steve Wynn

Miliarderi i kazinove dhe njëkohësisht kryetari i financave në Komitetin Kombëtar Republikan Steve Wynn është dorëhequr nga pozicioni i tij brenda partisë, pas publikimit të akuzave për sjellje të pahijshme të shtrirë në dekada.

Disa gra të cilat kanë punuar për Wynn e kanë akuzuar manjatin se ka abuzuar me pushtetin e tij për t’i ushtruar presion në kryerjen e favoreve seksuale.

Sidoqoftë, Wynn ka mohuar çdo pretendim se ai është përfshirë në sjellje jo të hijshme, duke akuzuar ish-bashkëshorten e tij Elaine se ka nxitur të tilla akuza kundër tij, ndërkohë që ata janë të përfshirë në një proces gjyqësor për rishikimin e termave të divorcit mes tyre.

Wynn, një mbështetës i zjarrtë i Trump, ka kërkuar që kjo situatë të mos heqë vëmendjen nga agjenda e Partisë Republikane për ta bërë Amerikën një vend më të mirë.

Vetë presidenti Trump nuk e ka fshehur marrëdhënien e ngushtë që ai ndan me Wynn.

Gjatë një tubimi në 2016, Trump e përshkroi manjatin e kazinove si “një mik të mirë të tijin”, këshillat e të cilit ai i dëgjonte me kënaqësi. Sidoqoftë, bëhet e ditur se presidenti e ka nënshkruar dorëheqjen e kreut të financave republikane.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.